Edi Rama u jep zemër qytetarëve që u preken nga zjarri ‘Do t’ia u ndërtojmë shtëpi më të forta dhe të mira…’

0

Kreu i qeverisë, Edi Rama përmes një video-live ka komunikuar me qytetarët ku përpos bilancit tragjik si pasojë e zjarreve në vend, u ka përcjellë ngushëllime familjarëve të së moshuarit që humbi jetën nga flakët dhe falenderime për të gjithë trupat zjarrfikëse.

Kryeministri ka bërë me dije se si pasojë e zjarreve janë dëmtuar 207 banesa, ku 40 prej tyre janë shkrumbuar totalisht, ndërkohë që janë djegur mbi 3000 bagëti.

Duke siguruar qytetarët që do të kenë shtetin në krah, Rama ka theksuar se do të ngrihen të gjitha banesat një për një dhe të gjithë te prekurit do të marrin dëmshpërblimin që u takon, ashtu sikurse dhe protokolli e parashikon.

“Askush nuk do të jetë vetëm dhe askush nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë, pas e pasur në krahë shtetin për tu rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë dhe për të marrë dëmshpërbliemt përkatëse edhe për krerët e humbur. Deri tani numëron 3619 krerë të humbur , do të kompesohen një për një ndërkohë që iventarizimi i tyre vazhdon”, tha Rama, ndërkohë që fjalën e tij e përmbyll me një falendeirm dhe respekt për të gjithë efektivët dhe zjarrfikësit të cilët përgjatë këtyre ditëve kanë “luftuar” me flakët pa marrë parasysh asnjë rrezik.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Jam këtu për të ndarë me ju disa përshtypje dhe patjetër përpara përshtypjeve disa të dhëna lidhur me 48-72 orët e fundit të cilat ishin tejet të vështira për shkak të zjarreve që patën një zhvillim më të madh se sa çdo herë tjetër më parë këtë moment.

Në radhë të parë dua që t’ju shpreh ngushëllim kujt humbi të afërmin e vet dhe t’ju shpreh të gjithë solidaritetin e atyre familjeve që faktikisht kanë humbur shtëpinë nga zjarri. Tan iqë flasim janë 207 shtëpi të dëmtuara të prekura nga zjarri ,por në këtë numër hyjnë 40 familje deri tani të cilat faktikisht e kanë humbur shtëpinë plotësisht.

Dua t’ju siguroj të gjithë qoftë familjet që kanë humbur shtëpinë plotësisht ato që kanë pësuar dëmtime se ne po bëjmë sipas protokollit të situatës dhe me aturoitetet përkatëse inventarizimin e plotë të dëmeve dhe padiskutimm që siç ka ndodhur në të shkuarën do të ndodhë përsëri.

Askush nuk do të jetë vetëm dhe askush nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë, pas e pasur në krahë shtetin për tu rikthyer në një shtëpi më të mirë dhe më të fortë dhe për të marrë dëmshpërbliemt përkatëse edhe për krerët e humbur. Deri tani numëron 3619 krerë të humbur , do të kompesohen një për një ndërkohë që iventarizimi i tyre vazhdon.

Nga ana tjetër dua tju shpreh mirënjohje, respektin përulësisht të gjitha forcave të angazhuara në terren. Kanë 10242 forca të të gjitha llojeve që kanë pasur sipas protokollit të situatës pjesën e vet të frontit por dua të shpreh mirënjohje, respekt, falendeirm për trupat zjarrfikëse të cilat meritojnë të gjithë admirimin.

×