Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Hilsn MediaHilsn Media

Efektet kurative të mjaltit në organizëm: Ylli Merja ju tregon si ta perdorni…

March 1, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

Mjalti ka një histori të gjatë përdorimi jo vetëm si ushqim, por edhe për qëllime mjekimi.

Ndër të tjera, përdorimi terapeutik i mjaltit dokumentohet në tekstet Ajurveda të Indisë së lashtë, të shkruara rreth 5000 vjet para erës së re.

Mjalti shumëlulesh ka aromë të luleve, shije të ëmbël dhe ngjyra mund të variojë nga e verdhë në kafe të hapur.

Mjalti i gështenjës është ndër mjaltet më të rralla dhe më kurues, ka një ngjyrë kafe të errët në të zezë të lehtë, është i lëngët dhe ka shije shumë të hidhur e një aromë gështenje.

Ky lloj mjalti fillon të errësohet në ngjyrë me kalimin e kohës, është i lëngët, e nuk ngrin në dimër.

Mjalti i maresë është, gjithashtu, i hidhur, ka një ngjyrë të verdhë të hapur, është i ngurtë në dimër dhe shkrin në verë.

Duhet theksuar se mjalti nuk duhet të ketë shije dhe erë të lidhur me proceset e prodhimit ose me kushtet e ruajtjes, pasi kështu nuk është 100% i pastër.

SI PRODHOHET MJALTI?

Bletët mbledhin nektarin e luleve, i cili është një lëng i verdhë që ndodhet në majën e luleve. Në bazë të luleve të ndryshme që ato marrin nektarin edhe mjalti merr ngjyrën.

Bleta e depoziton nektarin në hoje, më pas aty përpunohet nga bletët e tjera, dehidratohet dhe hojet mbyllen sipër me dyllë blete. Kështu ato e ruajnë si ushqim për periudhën e dimrit. Produkte të tjera të bletës janë poleni dhe propolisi.

Poleni prodhohet nga bleta kur ajo mbledh polenin e luleve, e përpunon dhe formon disa si topa të vegjël me ngjyra të ndryshme që variojnë nga e verdhë e hapur në të verdhë të errët në varësi të luleve.

PËRBËRJA KIMIKE E MJALTIT

Mjalti është një përzierje komponimesh kimike, kryesisht sheqernash të ndryshëm, ku predominon fruktoza dhe glukoza. Lëndë të tjera të pranishme janë acidet organike, enzimat, si dhe pjesëza të ngurta me nga grumbullimi i mjaltit. Aktiviteti i enzimës invertazë ndikohet shumë nga temperatura dhe nga qëndrimi. Prania e invertazës përdoret si një tregues i freskisë së mjaltit. Mjalti përmban shumë antioksidantë, enzima që ndihmojnë tretjen; vitamina si B, B6, C, dhe minerale si hekur, zink, kalciumi, magnez, manganese, etj. Është shumë i pasur me aminoacide, bazat e ndërtimit të AND-së dhe prandaj kanë aftësi rigjeneruese. Aminoacidet ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave e mjalti përmban 11-21 të tilla, në varësi të llojit të mjaltit, periudhës kur prodhohet dhe vendit ku ndodhen bletët.

VETITË KIMIKE

Mjalti këshillohet në infeksione të aparatit të frymëmarrjes, kollë, të ftohtë, kundër mykut, kundër alergjive, ndihmon në ruajtjen e një zemre të shëndetshme, është shumë efektiv kundër uljes në peshë, uljen e yndyrave, është një burim energjie dhe anti-oksidantësh të fuqishëm.

Mjalti përmban sheqer natyral, e individët që vuajnë nga diabeti mund të përdorin mjaltin e maresë pasi ky lloj mjalti nuk ndikon në rritjen e sheqerit në gjak. Gjithashtu, mjalti përmban një sasi shumë të madhe antioksidantësh, prandaj është shumë i efektshëm për kaq shumë sëmundje. Por vlen të theksohet se ka efekt qetësues në organizëm, ndihmon në uljen e yndyrave në gjak, dhe kështu ndihmon në uljen e tensionit.

Mjalti parandalon problemet e zemrës, ndihmon në zgjerimin e arterieve, dhe rregullon qarkullimin e gjakut, prandaj ruan një zemër të shëndetshme. Mund të përdoret edhe te fëmijët dhe bebet në periudhën e dimrit për të ëmbëlsuar çajin, apo edhe siç është. Nëse mund të zëvendësoni përdorimin e sheqerit me mjaltë është shumë pozitive për fëmijëntuaj. Gjithashtu, për vetitë antibakteriale mjalti mund të përdoret në lëkurë pasi ndihmon në rigjenerimin e saj dhe në shërimin e djegieve. Edhe nëse keni probleme me alergjinë në pranverë mjalti ndihmon në rritjen dhe krijimin e imunitetit, ndaj alergjive të stinës. Prandaj duhet përdorur sidomos nga fëmijët e vegjël, pasi i ndihmon ata të rritin rezistencën ndaj polenit të luleve.

Kjo ndodh pasi mjalti përmban nektarin e shumë luleve, dhe i fut këto agjentë në gjak. Kështu trupi fillon të ambientohet me praninë e tyre dhe zbutet agresiviteti i alergjisë derisa largohet fare. Nëse fillon përdorimi i mjaltit te fëmijët alergjikë në moshë të vogël është shumë më e lehtë të kalojë alergjia.

Mjalti Ylli Merja
Previous ArticleJu bien floket shume? Mjeku Ylli Merja ju jep zgjidhjen me bime mjekesore: Kura kryesore përdoret në të gjitha rastet e…
Next Article Tensione dhe ulërima/ Debat i ashpër mes Gjestit dhe Rozanës, banorja nuk lë gjë pa i thënë këngëtarit ‘Ti je një krimb…’
Të Fundit

Ish konkurenti i Ferma Vip plas deklaratën B0MB për Big Bastën!

June 20, 2025

Fati i sotëm nuk do ju vijë më në dorë! Një ditë që duhet shfrytëzuar në maksimum!

June 20, 2025

Humbje e madhe në politikë! Mbyll sytë ish kryebashkiaku i Pukës

June 20, 2025
ShowBizi

Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës

June 20, 2025

“Për fat të keq…”/ Horoskopi i datës 20 qershor 2025: Ju beqarët kishit ëndërruar dashurinë e madhe?

June 20, 2025

Stresi financiar mund të ndikojë në…/ Parashikimi i Horoskopit, ja cfarë kanë parashikuar yjet për ju sot?

June 19, 2025
Horoskopi

Fati i sotëm nuk do ju vijë më në dorë! Një ditë që duhet shfrytëzuar në maksimum!

June 20, 2025

“Për fat të keq…”/ Horoskopi i datës 20 qershor 2025: Ju beqarët kishit ëndërruar dashurinë e madhe?

June 20, 2025

Stresi financiar mund të ndikojë në…/ Parashikimi i Horoskopit, ja cfarë kanë parashikuar yjet për ju sot?

June 19, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja: Ju dhemb koka? Mos pini qetësues, por bëni menjehere këto veprime

January 3, 2025

Zorra ‘truri i dytë’ burim sëmundjesh per../ Ylli Merja jep recetën e pastrimit brenda ditës me…

January 23, 2025

Kyç apo këmbë e ndrydhur? Ja hapat e parë që duhet të kryeni menjëherë për të parandaluar komplikacionet sipas specialistit Ylli Merja

January 9, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.