Këngëtari i njohur Olsi Bylyku pak ditë më parë konfirmoi romancën e tij të re të dashurisë.
Këngëtari postoi një foto krah vajzës misterioze, të cilën e uroi për ditëlindje, por u kujdes të mos i zbulojë imazhin duke e bërë me blur fytyrën e saj.
Por, ashtu sikurse Iconstyle ju kishte treguar më parë, Olsi është në lidhje me gazetaren Denada Lura.
Se fundmi Olsi ka bërë një tjetër postim me partneren e tij.
Çifti siç duket janë duke shijuar disa ditë pushimi në Jugun e Shqipërisë. Në imazhin e postuar ata shfaqen ulur pranë njëri tjetrit duke shijuar bregdetin gjatë mbrëmjes.
Aktori i drejtohet partneres me emrin ‘Amla,’ siç titullohet kënga e fundit që Bylyku ka publikuar.
Ai është shprehur se këngën ia ka dedikuar vajzës, që i ka ndenjur pranë në vitin më të vështire të jetës së tij.
Denada Lura ka mbyllur rrjetin e saj Instagram në momentin kur mediat ‘zienin’ se dy personazhet ishin në një romancë dashurie. Kujtojmë që një vit më para Olsi i dha fund lidhjes disa vjeçare me Egli Takon.