‘Egli nuk ka logjikë, ajo është…’ Cfarë i ka bërë banorja Julit? Aktori nuk PERMBAHET me deklaratat kundër saj

0

Dy ditë më parë, aktori Jul Deda bëri një deklaratë të fortë për banoren e Big Brother VIP Albania, Egli Tako.

 

Në një postim në InstaStory, aktori u shpreh për Eglin se është nga ato vajza që lëviz nga “një lule” në tjetrën, njëkohësisht duke e quajtur materialiste.

Mirëpo pas kësaj deklarate të rëndë, Juli ka reaguar sërish ndaj Eglit, pas një situate në shtëpi, ku kjo e fundit i shprehej Gjestit se ka gjithë shtëpinë kundër.

“E gjithë shtëpia e thotë me zë dhe me figurë që duhet të dalë Xumi dhe të rrijë Egli. Ndërkohë, Egli bërtet:

“Jeni të gjithë kundër meje!” Tani dy rrugë ka: ose vajza s’ka logjikë, ose të gjithë janë “fallco” dhe vajza është më e “vërteta” në shtëpi”, shkruan aktori në InstaStory.

Lind pyetja: Pse gjithë kjo urrejtje e Julit ndaj Eglit?

×