Hilsn

Elgit Doda ben kete postim pas lajmeve për ndarjen nga Klea Huta

Prej ditësh në medien rozë po përflitet për një ndarje të mundshme të çiftit Kela Huta dhe Elgit Doda.

U tha se tradhtia kishte ardhur nga Elgiti, i cili ka rënë në dashuri me një vajzë, nga Lushnja, sipas disa burimeve pranë çiftit, por ende këto mbeten në kuadrin e thashethemeve, pasi kjo gjë nuk është konfirmuar nga asnjë palë.

Por Si Klea, ashtu edhe Elgiti, kanë hequr të gjitha fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale, çka ka shtuar dyshimet e fansave për një ndarje të mundshme ose “krisje” në martesën e tyre.

Elgiti pak orë më parë ka publikuar një foto të tij në Instagram, ku shfaqet në një studio muzikore, e megjithatë nuk ka dhënë asnjë shpjegim sa u përket raportimeve për ndarje.

Me këtë reagim, këngëtari lë të nënkuptohet se nuk mërzitet fare se çka flitet poshtë e lartë.

×