Ka diçka thellësisht romantike te vjeshta. Është e pamundur të ecësh mes gjetheve me ngjyra apo të vizitosh një vend pa dëshiruar të kesh dikë pranë, veçanërisht kur nis ai që quhet “sezoni i lidhjeve”. Me temperaturat që bien, dëshira për të patur dikë përkrah bëhet edhe më e fortë.
Edhe pse çdo shenjë mund të shijojë romancën këtë sezon, astrologia Adama Sesay thotë se katër shenja të horoskopit do të ndihen veçanërisht me fat në dashuri këtë vjeshtë, falë mënyrës se si planetet ndikojnë në hartën e tyre astrologjike.
Sipas saj, Afërdita, planeti i dashurisë, luan një rol kyç në këtë energji romantike, sidomos kur kalon nëpër shenjat si Demi dhe Peshorja, që lidhen me romancën dhe partneritetin.
Këto janë 4 shenjat që do kenë një vjeshtë jashtëzakonisht romantike:
Dashi
Për ty, Dashi, kjo vjeshtë është koha e përkryer për takime spontane, puthje të para dhe ndoshta edhe dashuri që zgjat. Peshorja sundon shtëpinë tënde të marrëdhënieve, ndaj sezonin e saj (nga 22 Tetori) do ta ndjesh thellësisht romantik.
Këshillë: Dil më shumë, përdor aplikacionet e takimeve dhe mos u mbyll në shtëpi, jeta e dashurisë të pret jashtë.
Binjakët
Binjak, për ty ka shkëndija të reja këtë vjeshtë. Do të tërheqësh vëmendje kudo që shkon dhe mund të përjetosh skena që duken si nga një film romantik. Afërdita po ndikon pozitivisht në shenjën tënde, duke rritur tërheqjen dhe mundësitë për takime të papritura, ndoshta edhe me dikë që s’është aspak “tipi” yt.
Këshillë: Lejoje veten të dalësh jashtë kornizave, surprizat më të bukura vijnë nga të papriturat.
Peshorja
Për ty, Peshore, kjo është koha jote! Jo vetëm që po afrohet sezoni yt, por Afërdita, planeti yt sundues, do të jetë pikërisht në shenjën tënde në mes të tetorit. Do jesh në qendër të vëmendjes dhe mundësitë për romancë janë të pafundme, qofshin takime në vende rastësore, festa apo flirtime me një barist/e simpatik/e.
Këshillë: Organizo një festë ditëlindjeje dhe fto edhe personin që pëlqen, shfrytëzo gjithë sharmin tënd të natyrshëm.
Ujori
Ujor, yjet janë në anën tënde! Afërdita do krijojë aspekte të favorshme me diellin dhe Plutonin në shenjën tënde, çka do ndezë pasionin, intimitetin dhe tërheqjen seksuale. Nëse je në lidhje, kjo është koha për t’u rilidhur emocionalisht. Nëse je beqar/e, kjo është periudha kur një takim i vetëm mund të të ndryshojë situatat.
Këshillë: Thuaji “po” një takimi, edhe nëse është vetëm për një kafe. Mund të shndërrohet në diçka shumë më të madhe.