Pak javë më parë bëri bujë lajmi se binjakët Veshaj nuk do të jenë pjesë e ekranit këtë sezon televiziv e se emisioni “Më lër të flas” nuk do të kthehej në ekran.
E kjo në fakt është e vërtetë – pjesërisht. Thuhet se emisioni i Veshajve nuk do të jetë këtë sezon, por Romeo dhe Donaldi, po!
Sipas zërave (të pakonfirmuar), po flitet se Romeo dhe Donaldi do të jenë moderatorët e rinj të një prej emisioneve më të vjetër në TCH, “Fiks Fare”.
Ende nuk ka asnjë konfirmim nga vet palët.