Jeta e spikeres së Televizionit tonë ndahet mes Tiranës dhe Durrësit; mes dashurisë për punën dhe familjes.
E ftuar në emisionin “Rudina”, Greta Duka është shprehur që për 17 vite me radhë vjen nga Durrësi në Tiranë për të bërë punën e saj në media.
Ajo tregon historinë me bashkëshortin, ku nga marrëdhënia e tyre vjen fruti i dashurisë, Encio. Greta Duka shprehet se djali tani ndodhet në Itali e se atje është duke vazhduar gjimnazin, por edhe ëndrrën e tij, sportin.
Në fillim spikerja tregon që nuk ka qenë dakord për ikjen e të birit në Itali, por Encio me argumentet e tij e kishte fituar ‘betejën’. Kjo ndarje nga djali sigurisht që nuk ishte e lehtë për Gretën, e cila thotë që kur bëhej gati për lajmet i mbusheshin “sytë me lot”.
Ajo çka e shtyn përpara Gretën është pasioni që ka për televizionin.
View this post on Instagram