Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa, këtë sezon do t’i rikthehet ekranit edhe si moderatore.
Pas disa sezoneve në drejtimin e spektaklit të humorit “Portokalli” , Eneda iu përkushtua më shumë muzikës dhe projekteve të reja, ndërsa tani është gati për të drejtuar një program plotësisht në profilin e saj.
Siç është mësuar së fundi, këngëtarja do të moderojë spektaklin “Këngë Moj” në sezonin e ri, një program muzikor i transmetuar prej dy vitesh.
Spektakli përcjell këngën shqiptare, tradicionale, popullore e qytetare, por po ashtu edhe muzikën e lehtë. Me moderatore Klea Hutën, “Këngë Moj” ka bërë pjesë të mbrëmjeve muzikore këngëtarë si;
Eli Fara, Aurela Gaçe, Irma Libohova, Artiola Toska, Aleksandër Gjoka, Eranda Libohova, Ylli Baka, Bujar Qamili e shumë të tjerë.