Qyteti i Bulqizës është përfshirë nga një mot i pazakontë ditën e sotme.
Në një kohë kur vendi po përballet me temperatura ekstreme, në Bulqizë bie shi e breshër.
Mësohet se në pak minuta reshje, janë përmbytur disa rrugë si dhe rruga që lidh qytetin e ri me atë të vjetër, kjo për shkak të bllokimit të kanaleve anësore.
Era e fortë e shiu i rrëmbyeshëm ka bërë që edhe disa degë pemësh të këputen e të bien në rrugët e qytetit.