Një stuhi e shoqëruar me rrebeshe shiu përfshiu kryeqytetin Tiranë në mesditë.
Si pasojë e reshjeve, uji vërshoi në rrugë, ndërsa u krijua trafik i dendur automjetesh në mjaft rrugë.
Por stuhia u shoqërua edhe me shembje objektesh dhe thyerje pemësh.
Një punonjës policie u plagos në kokë nga një objekt që u shkëput nga forca e erës.
në pamje shihet se si drurët janë thyer dhe kanë rënë mbi automjete, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo viktima.