Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ditën e sotme është dërguar në spitalin e Burgut.
Mësohet se Veliaj ka kryer disa ekzaminime. Më 8 korrik, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Erion Veliaj, për ndryshim të masës së sigurissë.
Në rekursin e tij kryebashkiaku Veliaj pretendonte se nuk kishte rrezikshmëri, se nuk kishte premisa të arratisej, ishte i zgjedhur lokal dhe duhet të përfaqësonte interesat e qytetarëve në detyrën e tij.
Erion Veliaj u arrestua në ambientet e Bashkisë më 10 shkurt. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ai akuzohet se së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, se ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës./vizionplus.tv