Një tjetër çift i mundshëm është duke qarkulluar në mediat rozë, dhe bëhet fjalë për Erjola Doçin dhe fituesin e “Big Brother VIP Kosova 3”, Lumbardh Salihu.

Burime për “Prive” kanë konfirmuar se mes Erjolës dhe Lumbardhit ka diçka më shumë se shoqëri,
dhe pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur lidhjen larg syrit të mediave dhe paparacëve, dyshimet janë rritur.
Madje, ata kanë marrë pjesë në një projekt të përbashkët për një film që po xhirohet aktualisht.
Por, Lumbardhi vendosi të tërhiqej nga ky projekt në momentin e fundit, për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me pagesën.
Pavarësisht se dyshja nuk e ka konfirmuar ende publikisht lidhjen e tyre, afërsia dhe dinamika mes tyre po krijojnë dyshime.
Ndërkohë, Erjola vazhdon të jetë e angazhuar në ekran, si prezantuese e emisionit “E Diell”, ku vazhdon të sjellë energjinë e saj të pazëvendësueshme çdo fundjavë.