Emisioni i njohur “Shqipëria Live” rikthehet në Top Channel për sezonin e ri me një prezantuese të re dhe një format të freskët që pritet të sjellë një atmosferë të re dhe dinamike në ekranet e shqiptarëve.
Pas largimit të moderatoreve të mëparshme, Erjona Rusi dhe Arjoni Dautaj, programi ka bërë një ndryshim të rëndësishëm, duke besuar drejtimin e tij në dorët e gazetares së njohur, Sidorela Gjoni.
Sidorela Gjoni, e cila do të drejtojë emisionin çdo ditë nga e hëna në të premten, do të ofrojë një transmetim të drejtpërdrejtë prej rreth dy orësh, i cili do të fillojë në orën 12:45 dhe do të përfundojë në orën 15:00.
Në këtë sezon të ri, fokusi do të mbetet te trajtimi i ngjarjeve aktuale dhe problemet që prekin interesat e publikut shqiptar, duke ofruar një sërë temash dhe diskutimesh që do të ndihmojnë në ndjekjen e zhvillimeve të fundit në vend dhe në trevat shqipfolëse.
Format i ri i “Shqipëria Live” do të përfshijë një përzgjedhje të gjërë të të ftuarve, intervista ekskluzive, lidhje direkte dhe debate në studio, duke ofruar kështu një pasqyrë të plotë dhe të përditësuar të ngjarjeve dhe temave më të rëndësishme të momentit.
Ky format i rinovuar synon të ofrojë një pasqyrë të thellë dhe të ndihmojë në nxitjen e debatit të shëndetshëm dhe të informuar mbi çështje të ndryshme që ndodhin në Shqipëri dhe më gjerë.
Faqja zyrtare e Top Channel ka njoftuar: “Shqipëria Live, një emision nga Sidorela Gjoni, dedikuar çdo ngjarjeje që ndodh në vendin tonë dhe trevat shqipfolëse. Të ftuar, lidhje live, analiza, materiale ekskluzive, raportim nga terreni të ngjarjeve, pasqyrohen çdo ditë në orën 12:45 deri në orën 15:00 në ekranin e Top Channel.”
Shiko foton: