Aktorja Arjola Demiri, e cila u bë një nga figurat më të dashura për publikun gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Albania, ka folur së fundmi për shtëpinë që iu premtua si dhuratë gjatë spektaklit.

Pas shumë diskutimesh në rrjet për fatin e asaj shtëpie, Arjola ka sqaruar se prona është aty dhe gjithçka është në proces për ta bërë gati për banim.
“Me shtëpinë shumë mirë, aty është, vetëm me u fut brenda”, tha Arjola.
Ajo shtoi se publiku shqiptar është tashmë i njohur me këtë histori, e cila është bërë si një legjendë në vetvete: “Kur të futem, do e merrni vesh, sepse u bë legjendë kjo historia e shtëpisë”.
Aktorja konfirmoi se shtëpia ekziston fizikisht dhe është parë nga të gjithë: “E kam parë, e kanë parë të gjithë shqiptarët me video. Është vetëm me u fut brenda, ja ta mobilojmë, ta sistemojmë, se do punë”.
Sqaroi gjithashtu se kur iu dhurua, shtëpia ndodhej ende në fazën e themeleve, ndaj procesi ka kërkuar kohë: “Ka qenë në themele kur është dhuruar, kështu që është normale pritja”.
Arjola theksoi se ndonëse pritja ka qenë e gjatë, ajo është e vetëdijshme për procesin dhe po punon që së shpejti të vendoset në shtëpinë e saj të re.
Fansat dhe ndjekësit mbeten në pritje të momentit kur ajo do të shpërngulet dhe më në fund do të hyjë në shtëpinë që u bë simbol gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP. /Telegrafi/
View this post on Instagram