Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës? Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë kujdes

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim javor për javën 17-23 Mars 2025.
Sipas Pullës, është një javë që do të karakterizohet nga shumë ndikime të forta planetare, të cilat do të japin mundësi dhe rëndësi në nxitjen e fillimeve të reja dhe në mbylljen e çështjeve të së shkuarës.
“Me ekuinoksin e pranverës dhe hyrjen e Diellit në Dash, kemi një ndikim i cili na frymëzon të jemi të guximshëm dhe vendimtarë në jetën tonë.
Në fillim të vitit të ri astrologjik, do të shohim se ku mund të marrim përgjegjësinë për jetën tonë dhe si mund të rilindim.
Shenjat që do të jenë më të favorizuara përgjatë kësaj jave janë Dashi, Virgjëresha, Peshqit si dhe Shigjetari i 10-të ditëshit të tretë, me shumë mundësi kryesisht në fushën e karrierës” theksoi Jorgo Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
DASHI
Më 21 Mars formohet një gjashtëkëndësh me Afërditën që gjendet në retrogradë nga Dashi me Pluton në Ujor. Ky aspekt tregon intensitet në emocionet tona.
Në jetën emocionale kjo javë mund të sjellë vonesa ose zhgënjime, veçanërisht për shkak të një këndi që bën Marsi me Plutonin.
Mos lejoni që emocionet t’ju pushtojnë dhe preferoni të përqendroheni në gjëra që kanë nevojë për kohë për t’u zhvilluar.
Në jetën profesionale, durimi është çelësi! Mundohuni të mos merrni vendime të rëndësishme këto ditë dhe prisni deri në fund të javës për të vlerësuar zhvillimet.
Në planin ekonomik është një periudhë ku mund të ketë ndryshime, gjithashtu një kohë e mirë për korrigjime të kontratave të vjetra financiare. Por, kujdes le të shmangim impulsivitetin dhe vendimet e nxituara në marrëdhënie dhe financa.
DEMI
Emocionalisht, mund të mendoni se nuk mund t’i shprehni plotësisht ndjenjat tuaja ose disa çështje do mbeten të paqarta. Megjithatë, prania e Venusit në shenjën e Peshqve rrit ndjeshmërinë tuaj dhe ofron mundësi për diskutim të sinqertë. Përpiquni të fokusoheni në shlyerjen e detyrimeve financiare, por pa bërë lëvizje të nxituara. Në karrierën tuaj, ndryshimet mund të jenë të ngadalta, por të sigurta për të ardhmen.
BINJAKËT
Emocionalisht, mos lejoni që tensionet e panevojshme të ndikojnë në qetësinë tuaj. Kalimi i Mërkurit në Bricjap të mërkurën rrit komunikimin, por kini kujdes nga analizimi i tepërt ose kërkimi në drejtimin e gabuar për zgjidhje. Mund të ndiheni se gjërat po vonohen nga ana profesionale. Megjithatë, gjatë fundjavës, me Marsin duke formuar një tribunë me Neptunin, mund të jeni në gjendje të gjeni zgjidhje kreative që do t’ju sjellin dobi.
GAFORRJA
Java sjell një ngarkesë emocionale, kryesisht për shkak të Marsit retrogradë. Duhet t’i kushtoni vëmendje reagimeve tuaja në marrëdhënie dhe të mos lejoni që e kaluara t’ju tërheqë në situata që tashmë i keni kapërcyer. Për fat të mirë, Afërdita nga Peshqit ëmbëlson humorin! Profesionalisht, java sjell një tension që mund të ketë nevojë për vëmendje. Megjithatë, Mërkuri në Bricjap nga e mërkura dhe aspekti Mars-Neptun gjatë fundjavës mund t’ju ofrojnë perspektiva të reja që do t’ju ndihmojnë të rinisni planet tuaja.
LUANI
Në marrëdhëniet personale, mund të ndiheni të izoluar apo t’ju duket se të tjerët nuk i kuptojnë nevojat tuaja. Në vend që të reagoni në mënyrë impulsive, përpiquni ta përdorni këtë periudhë për të përmirësuar komunikimin dhe për të rishikuar opinionet. Çështjet tuaja profesionale duket se janë në shqyrtim! Mërkuri ndihmon shumë në komunikim duke ju dhënë mundësinë të organizoni mendimet tuaja dhe të gjeni strategjinë më të mirë për planet tuaja. Kujdes, shmangni rrezikun financiar!
VIRGJËRESHA
Në fushën emocionale, marrëdhëniet tuaja mund të kenë nevojë për sqarime. Nëse nuk i sqaroni problemet tuaja emocionale, vonesat dhe keqkuptimet janë të pashmangshme. Nga e enjtja e tutje vëmendja juaj do të jetë më e përqendruar tek detyrimet financiare dhe interesat profesionale. Kushtojini vëmendje partneriteteve, pasi vonesat dhe konfrontimet e vogla mund të ndikojnë në përparimin tuaj.
PESHORJA
Marrëdhëniet tuaja, veçanërisht me anëtarët e familjes, mund të jenë të tensionuara dhe tronditëse. Mundohuni të ruani gjakftohtësinë tuaj dhe të mos lejoni që e kaluara të ndikojë në gjendjen tuaj aktuale emocionale. Puna dhe planet e biznesit duket se do të jenë në shqyrtim këtë javë. Vendimet që merrni mund të kenë nevojë për korrigjim në të ardhmen, ndaj merrni kohën tuaj. Në financat duhet të jeni të kujdesshëm me detyrimet.
AKREPI
Në jetën tuaj emocionale, java sjell tension dhe mund të ketë vonesa në bisedat me partnerin ose në marrëdhënie të reja. Është një kohë e mirë për të rimenduar atë që dëshironi vërtetë në një nivel emocional, por Afërdita do të bëjë magjinë e saj! Çështjet tuaja profesionale dhe financiare kërkojnë riorganizim dhe strategji të kujdesshme. Hyrja e Mërkurit në Bricjap nga e mërkura mund të sjellë vonesa në marrëveshje ose nënshkrime, ndaj planifikoni lëvizjet tuaja me durim.
SHIGJETARI
Më 23 Mars, Dielli formon një kënd me Afërditën retrogradë në Dash, ndaj mundohuni të shmangni bisedat e gjata këtë javë, pasi kjo nuk është një kohë e mirë për të zgjidhur çështjet emocionale. Nga ana profesionale, vendimet tuaja mund të kenë nevojë për rishikim. Hyrja e Mërkurit në Bricjap përforcon nevojën për riorganizim, ndërsa gjatë fundjavës, aspekti Mars-Neptun mund të ofrojë zgjidhje kreative për çështjet profesionale.
BRICJAPI
Nga e hëna e tutje do të ketë ndikime në jetën tuaj në nivel personal. Ju përballeni me vonesa në çështjet që lidhen me jetën emocionale dhe familjare. Rivlerësoni atë që dëshironi me të vërtetë dhe atë që vlen për ju. Kujdes, në jetën tuaj emocionale mund të ketë paqartësi dhe vonesa! Mos nxitoni për të marrë vendime të mëdha këtë javë, duhet kohë dhe një mendje e qartë për të kuptuar ndjenjat tuaja të vërteta. Afërdita do të sjellë edhe mesazhe të mira nga personi që ju intereson! Mërkuri në shenjën tuaj ju ndihmon të organizoni planet tuaja profesionale. Në punë duhet të jeni të përmbajtur dhe të shmangni lëvizjet e nxituara. Ju gjithashtu do të mësoni se çfarë po ndodhte pas shpinës tuaj. Në financa, kushtojini vëmendje marrëveshjeve dhe pagesave!
UJORI
Emocionalisht kjo periudhë mund të nxjerrë në sipërfaqe disa çështje të vjetra. Mos lejoni që e kaluara të ndikojë në marrëdhënien tuaj! Mbani në ekuilibër çështjet tuaja emocionale dhe mos nxitoni të mbyllni lidhjet që ju kanë qëndruar pranë. Në biznes, vonesat dhe rishikimet janë të mundshme. Shmangni fillimet e reja dhe rinovimet e partneritetit këtë javë! Në fushën ekonomike-financiare përpiquni t’i menaxhoni shpenzimet me mençuri.
PESHQIT
Dashuria në shenjën tuaj tani, forcon jetën tuaj shpirtërore dhe nevojën për siguri emocionale, megjithatë trazirat emocionale mund t’ju kapin në befasi. Mos lejoni që keqkuptimet të dominojnë marrëdhëniet tuaja dhe përpiquni të gjeni ekuilibrin përmes diskutimeve të hapura. Java mund të sjellë vonesa dhe çështje të vjetra të lëna pezull në fushën profesionale. Megjithatë, aspekti Mars-Neptun gjatë fundjavës mund të sjellë gjithashtu frymëzim për zgjidhje që do t’ju ndihmojnë të ecni përpara.