Hilsn

‘Fjalët e tij të fundit ishin…’ Flet mes dhimbjes bashkëshorjtja e Keli Hoxhës që u vr* në Berat për Kalin

Bashkëshortja e Keli Hoxhës, personit që u vra të martën në Berat, ka dërguar një mesazh të detajuar për rrethanat e ngjarjes, drejtuar gazetarit Blendi Fevziu.

Përveçse mohon që ngjarja të ketë ardhur si pasojë e “mungesës së pagesës”, siç u përfol në rrjet, ajo tregon se fëmijët po përballen me një traumë të madhe.

“Pershendetje Z. Fevziu. Une jam Vjola Haxhia bashkeshortja e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat.Fillimisht doja tju falendroja shume per ceshtjen qe ke trajtuar edhe kohen qe i keni kushtuar ngjarjes tone. Ne familjarisht kemi 14 vite qe jetojme ne Britanine e madhe, kishim ardhur ne shqiperi per pushime edhe nje nga destinacionet tona ishte vizita ne kalane e Beratit per tju mesuar edhe femijeve me shume nga historia shqiptare.

Ne vizituam kalane me familjen time edhe nenen e bashkeshorti, diku nga qendra e kalase ishte nje kale i lidhur ne shtylle qe vajza ime 8 vjecare Sevia e pa edhe i tha babait te saj: a mund te aftohem ta prek kalin? Theksoj qe ne ate moment kali ishte vetem nuk kishte te zotin aty. Keli bashke me vajzen u afruan ta preknin kalin nga gusha. Ne ate moment shfaqet pronari i kalit duke uleritur direkt qe mos ta preknim kalin sepse acarohet. Burri i tha mos u shqeteso sepse une jam rritur ne fshat ku kisha edhe kale edhe di si ta trajtoj

Ai filloj duke debatuar me bashkeshortin tim ne nje gjuhe shume vulgare. Bashkeshorti im i tha se je ne moshen e gjyshit tim edhe nuk po merem te debatoj me ty. THEKSOJ se keto momente Keli ishte dore per dore me vajzen.

I ktheu shpinen edhe u nis te vinte nga ne. Ne ate moment ai e peshtyu nga mbrapa burrin tim 3 here edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju afrua por ne sekond direk u kthye nga une edhe me dore ne bark me tha: shpirt njofto ambulancen se me vrau me thike, dhe ra ne toke i mbuluar me gjak. Aty kishte mbi 100 turiste qe po shikonin edhe mund te keni mjaftushem deshmitare per ta konfirmuar.Kam lexuar ne disa media qe u vra sepse nuk beri beri pagesen. E kundershtoj rreptesisht nje lajm te tille sepse nuk beri asnje foto.

Perse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si jane femijet i mi? Qe jane ne shok, qe mund tme ishte vrare edhe femija me thike ne ato momente. Femijet jane ne gjendje shoku. Nuk flene, nuk hane nuk flasin.”

×