Visar Dërmaku, i njohur si Gani Gërmia, së fundmi ka rrëqethur me fjalët për të vëllain, i cili vdiq nga një sëmundje rreth një vit më parë.
Ai ka treguar mes lotësh se është i copëtuar pas kësaj dhe se më jeta për të nuk ka kuptim.
Gazetari e humoristi shqiptar thekson se kur të vdesë vëllai apo motra e kupton se çfarë është me të ‘djegë’ zemra.
“Kur të shkojnë prindërit nga kjo jetë është mërzi, por nuk kish më rëndë se prindërit të varrosin evladin. Prej kur më ka shkuar vëllai, jam i copëtuar në të gjitha anët. Tani as nuk po e ndjek karrierën dhe as nuk po iu rri afër prindërve. Jam i copëtuar, dëshiroj t’i bëj krenar ata”, nis fillimisht rrëfimi i tij në BBVK.
Visar Dërmaku tutje shtoi: “Shumë shpesh më kanë thirr që të shkojmë te varri, shumë shpesh kam qenë duke u mbytur me makinë, vetëm që të shkoj më shpejt. E di se jam mungesë aty. Nuk jam rehat, nuk jam ai Visari që kam luftuar prej vitit të kaluar jam në 200 vende i copëtuar, unë e di sa jam mungesë në atë shtëpi, por nuk kam rrugë tjetër, ose vizionin ose mërzinë.
Ju kërkoj falje të gjithëve, kurrë nuk kam dashur që ta shfaqë anën time. Ishalla nuk vini në ditë timen, për motër e vëlla se aty e kupton se çfarë është me t’u djeg zemra, aty e kupton që fillon jeta, aty e kuptoni si është me jetu ftohtë. Atë buzëqeshje që ma shihni çdo ditë, nuk është më siç ka qenë”.