Marrëdhënia mes Gjestit dhe Egli Takos ka marrë vëmendje të madhe së fundmi pas deklaratave të sinqerta dhe të shoqëruara me këngë në emisionin “Goca dhe Gra”.

Fillimisht ishte këngëtari Gjesti ai që foli për raportin me Eglin në një intervistë të regjistruar për emisionin, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre ka pasur ulje-ngritje.
“E kemi një lloj marrëdhënie. Kanihere po ndahem, kanihere po ndreqem.
Edhe na i kemi punët tona por e kuptoj ngarkesën,” u shpreh Gjesti, duke e përshkruar situatën si të ndërlikuar për shkak të angazhimeve të përditshme të të dyve.
Kur u pyet me cilën këngë do ta përshëndeste Eglin, ai zgjodhi “E shkuar e harruar”, duke shtuar me një buzëqeshje: “I kënaqur jam ditën kur t’kam njoft.”
Kjo deklaratë u shfaq në ekran edhe gjatë pjesëmarrjes së Egli Takos në të njëjtin emision, ku ajo ishte e ftuar disa ditë më pas.
Pasi pa klipin e Gjestit, Egli nuk nguroi t’i kthente përshëndetjen në të njëjtën mënyrë – përmes muzikës. Me një qëndrim të qetë dhe të rezervuar, ajo u përgjigj me vargjet: “Jemi dhe s’jemi, asgjë nuk kemi, jo jo”, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre është e pasigurt dhe ndoshta tashmë në një fazë të ftohur.
View this post on Instagram