Gjesti hap zarfin tjetër, “tronditet” shtëpia: “Mund të kthesh dy banorë…”

0

Spektakli i Big Brother VIP Albania po bëhet gjithnjë e më intensiv, dhe këtë herë, Gjesti ka marrë një fuqi që mund të ndryshojë rrjedhën e lojës.

Pak më parë, ai ka hapur një tjetër zarf nga “Valixhja e tundimeve”, i cili ka habitur si banorët ashtu edhe publikun.

“Gjesti, Vëllai i Madh të jep fuqinë të bësh një ndryshim në lojë. Ti mund të kthesh 2 banorë në 1 të vetëm.

Dy banorët e zgjedhur prej teje do të trajtohen si një lojtar i vetëm në nominime, eliminime, sfida dhe çdo vendim tjetër të marrë nga Vëllai i Madh, për një kohë të papërcaktuar.”

 

Ky vendim do të merret në Live Show, dhe padyshim, pritet të shkaktojë tensione.

×