Hilsn

Gjykata e Posacme merr VENDIMIN E PAPRITUR ndaj Belinda Ballukut!

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njëherësh, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Vendimi është marrë sot nga GJKKO, ndërkohë që ndaj Belinda Ballukut është vendosur dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit, konfirmon gazetarja Klodiana Lala.

Kjo është hera e parë që një funksionare e lartë, në rastin konkret, numri i dy i qeverisë të pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Kujtojmë që Belinda Balluku një ditë më parë mori pjesë në seancën e prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2026, teksa tha se ajo ka besim të Drejtësia dhe se nuk do të adresojë kurrë sharje ndaj këtij gjykatësve dhe prokurorëve.

“Nuk do prononcohem kurrë për çështje nën hetim, pasi ato kanë rrugën e tyre, të cilën do e ndjek me diskrecion të plotë, derisa e vërteta të marrë formë të prerë cilado qoftë ajo.

Unë si kolegët e PS mbështesim reformën në drejtësi dhe produktet e saj edhe kur prekemi personalisht, pasi ndryshe nga sa thoni e mendohet PS është një formacion politik serioz, i vetmi në Shqipëri, ku fjala e secilit dëgjohet dhe fjala e secilit ka peshë. Ajo reformë ka marrë mbështetjen e çdo socialisti. Ndaj në respekt të plotë të misionit të saj nuk kam asnjë koment”, tha Balluku në Kuvend.

Numri dy i qeverisë është marrë e pandehur në lidhje me procedurat e tenderit të Llogarasë. SPAK konfirmoi se Balluku ishte nën hetim për shkelje të barazisë në tendera për një kallëzim të vitit 2024, ndërkohë që ka bashkuar dhe një tjetër çështje, në vitin 2025.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal”, thuhet ne reagimin e SPAK.

 

×