Close Menu
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Hilsn MediaHilsn Media
Home » ‘Gjyshi më detyronte të lypja, isha 14 vjeçe dhe shtatzënë kur u përdh*nova…’ Historia rrenqethese e Ivanes qe u…

‘Gjyshi më detyronte të lypja, isha 14 vjeçe dhe shtatzënë kur u përdh*nova…’ Historia rrenqethese e Ivanes qe u…

June 29, 2025 Të Fundit Redaksia HilsnBy Redaksia Hilsn

Historia e Ivanës, protagonistes së “Ka Një Mesazh Për Ty”, nis me tonalitete të forta trishtimi e dhimbjeje.

Nëna e braktisi sapo lindi dhe më pas u rrit nga gjyshi. Nga gjyshi e tezja, Ivana nuk njohu asnjëherë dashuri, por një fëmijëri të kaluar në rrugë. Me sytë e përlotur, tregon për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se ata e detyronin të lypte dhe nëse nuk mjaftonte, ofendohej e lidhej me zinxhirë.

Ivana: Më lindi nëna dhe më braktisi. Më braktisi dhe më merr gjyshi. Më merr në një moshë 8-9 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Kush të nxori se ti vetë nuk dilje?

Ivana: Më merrte tezja për të lypur, ajo më nxirrte se burri i saj luante bixhoz dhe po mos të bëja lekë, më rrihte më shumë. Më çon te gjyshi dhe gjyshi në moshën 11-vjeçare më thotë do të dalësh të lypësh. Dal e lyp sepse nuk dija çfarë ishte, fshija xhamat, lypja te “Piramida”.

Ardit Gjebrea: Nëse nuk pranoje ti, çfarë të ndodhte?

Ivana: Më shante shumë rëndë, më paragjykonte shumë pistë, llafet më të ndyra që nuk ishin për mua, llafe që unë doja të isha një fëmijë që kishte dashuri nga gjyshi.

Ardit Gjebrea: Ti, lekët që lypje i çoje në shtëpi?

Ivana: Po, i çoja në shtëpi, ia jepja gjyshitt. Në atë kohë, më lidhte edhe me zinxhir, më thoshte po nuk solle lekë…një llaf shumë i pistë.

Në moshën 11-vjeçare, Ivana u njoh me nënën. Ajo vinte në shtëpi dhe nuk i thoshte se kush qe, por ajo e kishte kuptuar. Në moshën 14-vjeçare, mbeti shtatzënë dhe familja e hodhi në rrugë. E ngashëryer, Ivana tregon se ndërsa kërkonte dikë që t’i zgjaste një dorë ndihme, u përdhunua nga një shofer.

Ivana: 14 vjeçe ngel shtatzënë me djalin me një person që pinte drogë dhe unë nuk e dija që pinte drogë.

Ardit Gjebrea: Si u njohe?

Ivana: Në lagje e njoha, e kam njohur në lagje. Unë nuk e dija që isha shtatzënë, familja më kuptoi që isha shtatzënë se isha 14 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Po si reagoi gjyshi, tezja, familja?

Ivana: Ti nuk je vajza jonë. Kam ndenjur jashtë.

Ardit Gjebrea: Ke ndenjur jashtë?

Ivana: Po.

Ardit Gjebrea: Më morën, më kërcënuan, më mbajtën dy ditë brenda mbyllur, shtatzënë.

Ardit Gjebrea: Pse?

Ivana: Më përdhunon një shofer…

Ardit Gjebrea: Ti ndërkohë ishe edhe shtatzënë dhe flije jashtë?

Ivana: Po. Shkova në muajin e tetë dhe e shoh që unë po afrohesha, doja edhe një muaj. Ndërkohë unë nuk kisha ku të shkoja atë natë dhe nxjerr dorën për të kërkuar ndihmë që të ndalonte ndonjë shofer, dikush… ky më merr në makinë dhe më çon në një shtëpi, më mbyll dy ditë, më përdhunon, më rreh dhe në atë moment mendova se vdiqa me çunin.

Ardit Gjebrea: Pse nuk e denoncove?

Ivana: Shkova. Nuk ma morën për bazë.

Ardit Gjebrea: Pse?

Ivana: Shkova te rajoni 4, te rajoni 3, nuk ka reaguar asnjë. Për mua ka qenë… shumë e vështirë./tvklan.al

ardit gjebrea e diela shqiptare ivana ka nje mesazh per ty
Previous ArticleI nxehti ekstrem mbërthen Shqipërinë, Ministrja e Shëndetësisë jep këshilla si të përballoni të nxehtin!
Next Article Gjesti habit me deklaratën e papritur në koncert “Jam i martuar…”
Të Fundit

Ngjarje e rëndë në vend! Rrëzohet nga ballkoni një vajzë 4-vjeçe, dërgohet me urgjencë në Tiranë

June 29, 2025

‘Gjyshi më detyronte të lypja, isha 14 vjeçe dhe shtatzënë kur u përdh*nova…’ Historia rrenqethese e Ivanes qe u…

June 29, 2025

I nxehti ekstrem mbërthen Shqipërinë, Ministrja e Shëndetësisë jep këshilla si të përballoni të nxehtin!

June 29, 2025
ShowBizi

TRONDITËSE në Lezhë, 4 vjecarja bie nga ballkoni

June 29, 2025
gjesti thote jam i martuar

Gjesti habit me deklaratën e papritur në koncert “Jam i martuar…”

June 29, 2025
mbytet pushuesi ne plazhin e durresit

E rëndë në Durrës! Po lahej në det, humb jetën pushuesi: DETAJET E PARA

June 29, 2025
Horoskopi
Horoskopi

“Një mundësi për një projekt grupor mund të shfaqet papritur”, çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme

June 29, 2025

E diel e JASHTEZAKONSHME! Një ndryshim madhor do ju ndodh, ja cila shenjë do përballet me…

June 29, 2025

Kjo është shenja më fatlume e horoskopit për muajin Korrik! Lajmë të mira për ju dhe shumë surpriza në…

June 28, 2025
Këshilla Shëndeti
Ylli Merja, Zorra

Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni qe te…

December 16, 2024
Ylli Merja, Koliti

Si të kuroni kolitin plotësisht me bimë medicinale? Ylli Merja jep zgjidhjen: Kombinimet bimore për kolitin përmbajnë bimë të cilat…

February 15, 2025
Ylli Merja, Hudhra, Qepa

Ylli Merja : Ja recetat më efikase me qepë dhe hudhër, largojnë virozat, kollën dhe dhimbjen e kokës

January 3, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.