Julian Deda është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale që pas mbarimit të “Big Brother VIP3”.
Ai ndan me ndjekësit e tij të shumtë momente të ndryshme nga përditshmëria, ku nuk mungojnë edhe postimet për të qeshur.
Por ditën e sotme, aktori i dashur për publikun ka bërë një dedikim shumë të veçantë për nënën e tij, e cila feston ditëlindjen.
Bashkëngjitur me foton ku shfaqet së bashku me nënën e tij, artisti i drejtohet duke i thënë “ti je buzëqeshja jonë, dashnia e familjes sonë“. E jo vetëm kaq, pasi Juli në këtë dedikim kujton edhe babain e tij të ndjerë, Zef Deda.
Juli shkruan “gjysma jote nga parajsa është i lumtur që ti je mirë, prandaj vetëm buzëqesh”.
“Gëzuar ditëlindjen Mam. Ti je buzëqeshja jonë, dashnia e familjes sonë. Jetofsh e shëndetshme, e të paçim sa më gjatë pranë nesh.
Gjysma jote nga parajsa është i lumtur që ti je mirë, prandaj vetëm buzëqesh. Të dua shumë…!”, ka shkruar aktori i njohur në postimin në fjalë që menjëherë është pëlqyer nga ndjekësit. Këta të fundit nuk kanë ngurruar që të lënë urimet e tyre për nënë e Julit.
View this post on Instagram