Ajo flet për një çift, Gertin dhe Esmanë. Dy të rinjtë dashurohen prej dy vitesh dhe duan të bëhen bashke, por problemi është se…
Esmaja, perveç Gertit, është edhe me dikë tjetër. E di, ngjan pak e ngatërruar kështu, por le të nisim historinë tonë.
FIER- Historia që do t’ju tregojmë është ndoshta nga më të veçantat dhe më të çuditshmet, por aspak e panjohur në ambientin patriarkal të një pjese të mirë të periferisë.
Ajo flet për një çift, Gertin dhe Esmanë. Dy të rinjtë dashurohen prej dy vitesh dhe duan të bëhen bashke, por problemi është se… Esmaja, perveç Gertit, është edhe me dikë tjetër. E di, ngjan pak e ngatërruar kështu, por le të nisim historinë tonë.
Jam njohur me vajzën në Facebook, kemi folur mbi një vit, pastaj jemi takuar në Fier, u përshtatëm dhe vendosëm të dy, bëmë fejesën në janar, dhe nisem të jetojmë në shtepinë e prindërve te mi. Jetonim shumë mirë, ishim shumë të lumtur.
Pra një ceremoni në të cilen nuk mungonte asgjë, bazuar ne tradita dhe me shpenzime, siç e do zakoni.
Deri këtu gjithçka normale. Një çift i ri që janë njohur ne rrjetet sociale, njëlloj si mijëra të tjerë, e që më pas e kanë konkretizuar në një lidhje. Ndërsa sot janë dy persona larg njëri tjetrit, ajo ka kërkuar ndihmë e duke qarë çdo ditë, s’ka qenë dëshira e saj asnjëherë. Pra sipas Gertit, pas 7 muajsh jetese të lumtur si çift mes tij dhe Esmasë, prindërit e paskan martuar vajzën me dikë tjetër, në një fshat pranë Beratit, pa miratimin e saj.
Këtu jemi përpara një historie sa absurde, aq edhe te dhimbshme, të një çifti të ndarë në mënyrë brutale.
Për më tepër, kur me një tradite patriarkale, babai e marton vajzën me një tjetër, pavarësisht se ishte e fejuar me dikë tjetër.
Dhe kjo është e tmerrshme. Nese do të ishte e vërtetë. Sepse në fakt, Esmaja kishte qenë e martuar më përpara.
Tani, gjërat nuk qenkan ashtu si na i tha ne fillim.
Esmaja kishte një burrë. Bie në dashuri me Gertin, lë burrin dhe fejohet me të dashurin. Pas 7 muajsh bashkëjetese ajo dërgohet nga babai edhe njëherë në shtëpinë e burrit, duke e lënë Gertin të zhytur në dëshpërim.
Por sidoqoftë dashuria i ka këto kapriçio dhe ne duhet t’i bindemi. Për me tepër që sipas Gertit ka edhe diçka te tmerrshme në këtë histori.
Por kur thuhet mjaft është mjaft. Nuk mund te vazhdohet më kështu. Prandaj Gerti ka vendosur që njëlloj si ciganët, ta rrëmbejë ish-të fejuarën, e cila përpara tij kishte qenë gruaja e një tjetri.
Duket se ky i ri e ka thurur fare mirë gjithë planin e rrëmbimit. Dhe ne, pranojmë ta shoqërojmë në këtë aventurë, që duket se do të jetë e këndshme. Prandaj të nesërmen që në mëngjes herët, nisemi nga Elbasani ku jeton Gerti, drejt Urës Vajgurore, atje ku sipas tij mbahet me forcë Esmaja, ish- e fejuara qe po vuan çdo ditë robërinë e bashkëshortit.
Pas dy orësh rrugë, mbërrijmë në pikën e takimit me Esmanëe.
Po asistojmë në një rrëmbim si qëmoti.
Gertin nuk e mban vendi dhe mezi pret të takohet me ish-të fejuarën e cila, mos harrojmë, më parë ka qenë gruaja e një tjetri.
Prit 10 minuta, 20, 30, 40. Pas një ore pritjeje, me Gertin që nuk ka asnjë plan rezervë, ndërhyjmë dhe pyesim rrotull për banesën e Esmasë. Pak minuta më vonë, ja ku jemi përballë saj. Për çudinë tonë, pavarësisht planit të rrëmbimit qe kishte thurur bashkë me ish të fejuarin, ajo nuk e kishte prishur aspak rutinën e saj ditore, dhe madje shfaqej e qetë përkrah burrit.
Fundja rrëmbimi është një tradite e dalë mode.
Kur vihemi përballë burrit të Esmasë, ai duket i hutuar.
Ndërsa nusja e ‘dhunuar sistematikisht’, është fare e qetë dhe e shkujdesur.
Sidoqoftë me idenë se burri mund ta dhunojë nga çasti në çast, nëse mëson të vërtetën, kërkojmë të gjejmë një shkak për ta marrë Esmanë mënjanë.
Pasi kemi dëgjuar çfarë na tha Esmaja, vendosim që të flasim hapur me burrin, dhe aty mësojmë diçka që si Gerti dhe ashtu edhe Esmaja na e kishin mbajtur të fshehur.
Këtu gjërat ndryshojnë dhe mundohemi të kuptojmë të vërtetat e kësaj historie që tashmë nuk është aq e këndshme sa dukej.
Pasi dëgjon këto fjalë, burri i Esmasë shtanget dhe i pafuqishëm të reagojë, kërkon ndihmë me telefon tek babai i Esmasë, në një fshat tjetër.
Ok, me babain e Esmasë nuk e mbyllëm edhe aq mirë. Por le të kthehemi te Esmaja dhe burri.
Pas një debati pa fitues, duket qartë se Esmaja e ka ndarë mendjen për tu kthyer me Gertin. Ajo hyn nxitimthi në shtëpi për të marrë rrobat, ndërkohë që Kastrioti qëndron ende me shpresë se ajo do të ndërrojë mendje. Gjatë këtyre minutave, ai na tregon mesazhet e shkëmbyera me gruan, të cilat i ka të gjitha të ruajtura. Aty krijojmë një këndvështrim krejt tjetër të historisë.
Pavaresisht këtyrë, Esmaja është e vendosur që të ike nga shtëpia dhe të rikthehet për herë të pestë tek ish-i fejuari të cilin siç e mësuam nga mesazhet, e kishte lënë duke iu lutur ish-burrit për tu kthyer në shtëpi.
Duket që kjo grua e re 25 vjeçare, ka një koncept disi të ndryshëm për dashurinë dhe lidhjet e qëndrueshme.
Me të hyrë në makinë, Esmaja rikthehet edhe njëherë tek diskutimi i dhunës së bashkëshortit dhe babait.
Ajo çfarë thotë kjo nënë e re, është vërtetë e dhimbshme, por sidoqoftë dyshimet tona janë se nuk është aq e sinqertë në ato që thotë. Aq me tepër pasi njohëm bashkëshortin i cili për asnjë çast nuk foli me tone kërcënuese ndaj saj.
Sidoqoftë kur flitet për Gertin, fytyra e saj merr një tjetër shkëlqim.
Pak minuta më vonë, në makinë na bashkohet edhe i fejuari që më në fund ka arritur të kryeje rrëmbimin për të cilin bënte plane prej shumë kohësh. Për të qenë të sakte, ishte Esmaja që iku.
Me të mbërritur në Elbasan takohemi për herë të fundit me çiftin e ri, që nuk ndahen për asnjë çast nga njëri-tjetri. Dhe ju mendonit se kjo telenovele do të mbyllej këtu?