Hilsn

Gruan dhe djalin i përcolli për në banesën e fundit, vajza Iufton me vd*kje! Reagon i shkatërruar babai i Nefelit

Zija ka pllakosur Maliqin! Familjarë e qytetarë të këtij qyteti janë duke vajtuar për nënë e bir, Merjeme dhe Luka Hazisllari të cilët humbën jetën pasi u asfiksuan nga zjarri që përfshiu banesën e tyre, e gjithashtu janë duke u lutur e shpresuar për të voglën Nefeli, e cila është duke luftuar me vdekjen në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Merjeme Hazisllari dhe djali i saj 14-vjeçar do të përcillen këtë të hënë në banesën e fundit. Njoftimin e ceremonisë mortore e ka dhënë vetë Valentino Hazsillari, i cili është duke jetuar ferrin në tokë, ndërkohë duhet të vijojë të jetë i fortë për vajzën e tij, Nefelin.

“Ditën e hënë ora 15:00 pasdite bëhet ceremonia e bashkëshortes dhe djalit”, shkruan ai, teksa zemrën e ka të ndarë në “copash” dhe dhimbja po i shkelmon kraharorin.

E teksa nënës dhe vëllait do t’i japin lamtumirën e fundit, Nefeli, e cila dy ditë më parë kishte fryrë qirinjtë e 6-vjetorin, ndodhet në terapi intensive në Pediatrinë e Tiranës. Burime për mediat bëjnë me dije se ajo ka pësuar djegie në 45% të trupit, ku kryesisht në fytyrë dhe në duar.

Fqinjët e familjes Hazisllari bënë me dije një ditë më parë se ata jetonin në kushte të vështira ekonomike, ndërkohë që i vetmi që punonte në shtëpi ishte bashkëshorti i Merjemes, pasi kjo e fundit kujdesej për dy fëmijët.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe gruaja e cila ishte e para që mbërriti në vendin e ngjarjes. Fqinja e familjes Hazisllari, Xhemie Kapri, ka rrëfyer momentet e tmerrit. Ajo tha se vajzën e vogël e gjeti në oborr, ndërsa djalin pa jetë në korridorin e shtëpisë.

Më tej, ka theksuar se familja jetonte në varfëri të thellë dhe përballej me vështirësi të mëdha për të kujdesur për dy fëmijët me autizëm.

“Unë dola të hidhja plehrat, edhe ajo çupka qante… qante në oborr. Shkoj atje dhe shoh, ajo dukej sikur ishte futur në kazan, e tëra e nxirë. Thërras komshiun lart dhe i them: ‘Hajde shpejt, shiko çfarë ka ndodhur!’ Më dridhej trupi, nuk shikoja dot. Kur vajtëm, komshiu tha: ‘Kjo është e djegur! Si ka mundësi, është në mes të oborrit?!’

Hapëm derën me këmbë. Djali ishte i shtrirë barkas, me këmbë dhe krahë hapur. Thashë: ‘Ka vdekur.’ Nuk e dinim që edhe nëna ishte brenda e gjeti policia dhe zjarrfikësja.

Vajtëm dhe ngritëm çupkën, ishte një kuvertë atje jashtë dhe e mbështollëm. Asaj i binin flokët dhe kishte plagë nga djegiet. Ata ishin me autizëm vajza nuk fliste, as nuk ecte, ndërsa djali ecte por nuk fliste. Djali ishte i vdekur që në korridor, ndërsa vajza po qëndronte ulur. Nëna ishte brenda.

Kishin vështirësi ekonomike, me dy të sëmurë në shtëpi; kempi 200 mijë lekë nuk u mjaftonte. I ndihmonim dhe i flisnim të ëmës, se ishin dy një s’e mban dot, jo më dy të sëmurë. Ndihmohej, por me aq lekë sa merrnin, as për bebelina nuk u dilnin. Djalin e çonte në një qendër, ndërsa vajzën jo”, ka deklaruara ajo.

×