Infeksionet dhe gurët në tëmth, ja bimët që bëjnë mrekulli në mënyrë natyrale
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë disa mjekime alternative rreth infeksioneve dhe gurëve në tëmth.
Çfarë simptomash na japin gurët në tëmth, si t’i trajtojmë ato dhe kur duhet të alarmohemi. Por së pari, cili është roli i tëmthit në organizëm dhe si krijohet llumi dhe gurët?
“Nëse do të shikojmë ndërtimin anatomik të mëlçisë dhe pozicionin që ka tëmthi në raport me mëlçinë dhe lidhjen e saj me kanalin e pankreasit nëpërmjet duktuseve dhe biliareve,
do të shikojmë që fshikëza e tëmthit ngjan tamam si një dardhë e përmbysur nga poshtë, ku bishti i dardhës në kuptimin figurativ lidhet me pjesën tjetër të kanalit që na vjen nga lobi i majtë i mëlçisë.
Në këto rrugë dalin mbetjet dhe rruazat e kuqe të gjakut që shkatërrohen, pra qarkullon edhe kolesterol edhe bila.
Këto që të dyja kur janë në sasi të mëdha, kur kanë mbetje, precipitate të ndryshme, edhe kripëra të kaliumit e kalciumit mundet që këto të kalojnë e depozitohen tek tëmthi dhe të derdhen në duodem në një kohë të caktuar kur kjo është e nevojshme.
Pra kur një organizëm merr yndyrna në një moment të caktuar kjo bila prodhohet ose hidhet në duodem për ta zbërthyer atë.
Mirëpo ndodh një fenomen i tillë fiziologjik, megjithëse kjo bilë është për të tretur yndyrnat qëllon që brenda në vezikën e tëmthit ajo të mos e tresë dot atë kolesterol të tepërt i cili me kalimin e kohës ngurtësohet duke formuar disa kristale të vogla të cilat duke u shumuar krijojnë llumin e tëmthit” sqaron Ylli Merja duke treguar dhe disa nga shkaktarët e krijimit të llumit dhe gurëve në tëmth: