“Unë i pranoj, i suportoj, madje në shoqërinë time kam njerëz të tillë që i dua fort dhe mund t’i quaj shokë të ngushtë”.
“Aka djem që bullizohen edhe ju vihet në pikëpyetje orientimi i tyre seksual, kur ata dalin nga ajo korniza e karakteristikeve tipike shqiptare për atë që ne quajmë burrë, që është një njeri i ashpër, një njeri hijerëndë, që i dëgjohet fjala?
E mbi të gjitha, a ka me të vërtetë djem, të cilët janë në të vërtetë dhe i përkasin orientimit seksual gay por iu duhet t’a fshehin dhe të përgënjeshtrojnë atë që ata janë për arsye të ndryshme”.
Këto ishin pyetjet që u ngritën një ditë më parë në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”, ku të ftuarit patën mendime dhe opinione të ndryshme. E jo vetëm kaq, pasi vajzat dhe djemtë në studio treguan edhe eksperiencat e tyre kur janë ngacmuar nga një lezbike apo gay.
Fillimisht ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Fjori Likja, u shpreh se ka shumë raste të vajzave që dikur kanë qenë meshkuj.
“Kemi shumë raste, vajza që dikur kanë qenë meshkuj. Dhe gjatë gjithë këtij procesi ndryshimi që ata kanë kaluar, kanë pasur probleme nga më të mëdha me shoqërinë, duke filluar prindërit, kushërinjtë”, tha ajo.
Më pas, Fjori zbuloi se e ka ngacmuar një lezbike. Teksa u pyet nëse ka në shoqërinë e saj djem gay dhe vajza lezbike, ajo tha vetëm shokë, por do pranonte edhe shoqe lezbike.
“Unë i pranoj, i suportoj, madje në shoqërinë time kam njerëz të tillë që i dua fort dhe mund t’i quaj shokë të ngushtë. Edhe shoqe të ngushtë lezbike do e pranoja. Do ruhesha, por nuk mund të them se nuk do t’a pranoja, pse? Ka pasur raste që mua më ka ngacmuar një lezbike. E them, nuk ka asgjë të keqe. E kam kuptuar dhe thjesht e kam larguar, kaq”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”.