Regjisorja e Big Brother Vip Kosova, Olsa Muhameti, ka surprizuar fansat me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë në Instagram një foto ku tregon shifrën rekord prej 6.5 milionë klikimesh që ka arritur një video e Gjestit dhe Xhenetës në krevat nga sezoni i tretë i BBVK.
Sipas saj, ky sukses e bën sezonin e katërt një sfidë edhe më të madhe për të thyer rekordet e vitit të kaluar.
“Ndërsa për nostalgji i hyra kanalit në YT të BBVK, pashë klikimet në këtë video, më zuri frika! Të thyejmë rekordet tona?! Sfide e fortë është BBVK4…”, shkroi ajo.
Gjesti, i cili fillimisht ishte banor në BBVK3 dhe krijoi një lidhje të shkurtër me Xhenetën, u eliminua, por vetëm 24 orë më vonë hyri në BBVA4. Aty ai arriti deri në finale dhe u shpall fitues i edicionit.