‘Hajde t’i testoj…’ Cfarë ndodhi mes Gerta Gixharit dhe Erion Isait në Goca dhe Gra?

0

Aktori i njohur i humorit, Erion Isai, ka bërë një deklaratë duke pranuar se ka kryer ndërhyrje estetike në hundë dhe veshë.

Megjithatë, ai mohoi me vendosmëri zërat se ka ndërhyrë në buzë, duke thënë: “Ka nga ata që thonë ky ka bërë buzët, por jo, nuk i kam të bëra.”

Por kjo deklaratë nuk ka bindur moderatoren dhe opinionisten Gerta Gixhari, e cila me stilin e saj thumbues e sfidoi aktorin direkt në studio.

Ajo iu afrua për ta “testuar”, duke i prekur buzët dhe duke komentuar me humor: “Buzën poshtë e ke të bërë, kurse lart jo!”, tha ajo ne Goca dhe Gra.

Momenti shkaktoi të qeshura në publik dhe u kthye menjëherë në një klip viral në rrjetet sociale.

 

×