Meteorologu Hakil Osmani ka treguar se si do të jetë moti këtë fundjavë, duke theksuar se do të kemi një rritje
të lehtë të temperaturave të ajrit. Ai ka theksuar se do të mbizotërojë moti me diell, por do të ketë dhe kthjellime.
“Në fundjavë kemi rritje të lehtë të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në rang territori duke bërë që qytetet si Elbasani, Gjirokastra, Berati apo Shkodra të jenë në vlerën 35 gradë celcius, në lokalitetet e këtyre qarqeve presim maksimume 36 gradë celcius. Jo vetëm orët e mesditës dhe orët e mëngjesit të kenë rritje të tyre, duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të ngjiten rreth vlerës 15 gradë Celcius.
Përsa i përket kushteve atmosferike, ditën e shtunë dhe ditën e dielë. Në orët e para të mëngjesit dhe mesditës mbeten në mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell dhe kalimit të lehtë të vranësirave. Më të fokusuara do të jenë në pjesën lindore të territorit shqiptar”, u shpreh Osmani.
Sa i përket vendeve të rajonit, ai tha: “Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, këtë të premte do të kenë rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në Kosovë të jenë në vlera si 29 gradë celcius, duke bërë që qytete si Gjakova dhe Prizreni. Ndërsa, në Maqedoninë e Veriut nuk do të jenë më shumë se vlera 31 gradë Celcius.
Fundjava sjell rritje të temperaturave të ajrit me nga dy gradë Celcius në orët e mesditës dhe paraditja do të jetë në mbizotërimin e kthjellimit si ditën e shtunë dhe të dielë”.