Hilsn

Hena e pare e Plote e vitit 2026, SuperHena ne Gaforre do te sjelle shume…/ Parashikimi i horoskopit nga Meri Shehu

🔹Dashi
Ka ardhur momenti te merrni vendime serioze ne dashuri dhe ne pune, pasi kjo Hene e Plote sot eshte shume romantike, por ne fund mund t’ju duhet te paguani per gabimet e bera.

🔹Demi
Sot Hena e Plote ne Gaforre duket se ju permbush nje deshire per nje takim te plote por njekohesisht sjell edhe nje ndarje pasi kushtet nuk e lejojne vazhdimin.

🔹Binjaket
Sot, pavaresisht se doni ta shihni goten plot dhe Hena e Plote ne Gaforre perpiqet ta mbushe, ajo serish do te derdhet nga detyrimet dhe shpenzimet qe ju presin pas dere.

🔹Gaforrja
Sot kemi Henen e Plote te pare te vitit ne shenjen tuaj.
Do te keni permiresime te dukshme ne jeten personale, por nderkohe kerkesat ndaj jush do te rriten, ashtu si edhe antagonizmi. Kujdes ne cift.

🔹Luani
Dita e sotme dhe ajo e neserme duket se ju ndezin llampen e mbijeteses. Ndiheni nen presion dhe do te perdorni cdo burim energjie brenda jush per ta kapercyer.

🔹Virgjeresha
Keni shume emocione dhe deshire te jeni prane dikujt qe ju kupton. Vetmia personale duket se ju trishton pa mase.

🔹Peshorja
Nje ngritje ne detyre apo ne syte e partnerit mund te ndodhe sot, por nje person i afert i familjes nuk do te jete dakord dhe cmimi i kesaj ngritjeje do te jete i larte.

🔹Akrepi
Dita eshte teper romantike dhe e mbushur me lajme qe vijne nga larg. Ndonjehere do t’ju duket se disa situata, sado te thjeshta dhe te aferta, nuk arrini t’i kapni dot. Sot Hena e Plote ne Gaforre ju dhuron nje romance ne tentative per t’u realizuar.

🔹Shigjetari
Shfrytezojeni diten e sotme per nje burim ekonomik qe do t’ju mbaje ngrohte ne muajt e ardhshem te dimrit. Oxhaku juaj ka nevoje per ushqim shpirteror dhe material.

🔹Bricjapi
Shume planete ne shenjen tuaj kerkojne rregull dhe disipline, por sot Hena e Plote perballe jush kerkon me shume tolerance dhe ulje te vigjilences emocionale. Do te perjetoni konfuzitet ne cdo marredhenie.

🔹Ujori
Hena e plote e ben jeten tuaj me te bukur dhe me komode duke i dhene nje shkelqim qe as ju nuk e prisnit. Do te keni njerezit e duhur afer jush.

🔹Peshqit
Dita e sotme dhe ajo e neserme do te jene jashtezakonisht erotike pavaresisht rregullave ligjeve dhe detyrimeve. Te gjitheve do t’ju marre dallga duke fshire ate qe ishte shkruar me pare.

Ă—