Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për vitin 2025, në studion e “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
2025 është një vit i ndryshëm.
Në fazën e parë do merremi me çfarë kemi nisur nga 2024. Që në datën 6 Janar do nisim me biseda që nga shtatori. Edhe në shkurt do merremi me biseda për çështje të rëndësishme që nga 2022-2023.
Kemi një Mars që do bëjë lëvizje në të kundërt deri në datën 6. Në datën 7 do kthehet të Gaforrja po në të kundërt dhe do qëndroj aty deri në mesin e prillit. Gaforret dhe shenjat e ujit, çfarë projektimesh kanë nisur në çështjen e karrierës do kenë mundësi t’i vendosin pikat mbi i. Gjithashtu dhe për të mbyllur detyrimet. Ka qenë një 2 vjeçar sfidues.
Nga fillimi i prillit deri në mes të qershorit kemi Marsin që kalon në të drejtë te Luanët. Deri në mes të qershorit impenjimet e gjithësecilit janë përmbyllëse.
Në shumë vende të botës do tentoj të mbylli çështje ky vit. Do tentohet për ujdira. Çështja më e rëndësishme e kohës është lufta. Do tentohet shpesh të mbyllet. Disa herë gjatë vitit do i rikthehemi këtyre bisedave dhe do jetë një tematikë e nxehtë.
E nisim vitin me Hënën e re te Bricjapi. Kjo nxit racionalitetin. Kjo do theksohet shumë gjatë verës.
Viti do ketë mundësi, shanse dhe optimizëm për të 12 shenja.
Dashi
Do kenë mundësira për iniciativa dhe çështje që i kanë nisur nga pranvera e 2024 të merren intensivisht në periudhën prill-maj-qershor. Planeti i fatit te binjakët do i favorizojë shumë për të evoluar dhe zhvilluar në pjesnë e ekonomisë. Kalimi i Saturnit dhe Neptunit gjatë verës do u japë një shije me çfarë do merren në vazhdimësi. Saturni zakonisht nxit vëmëndjen e paraardhësve. Që domehtënë, para se të vi qershori tregoni më shumë vëmendje për prindërit dhe shëndetin e tyre. Në të vetmet muaj që duhet të jeni te kujdesshëm në analiza në raport në çift do të jetë muaji mars.
Demi
Ardhja e Jupiterit te Gaforrja është shumë favorizues nga 10 qershori dhe në vazhdim. Të lindurit në ditët e para të Demit do u jepet mundësia të bëjnë transformimet më të rëndësishme, për mirë. Demat do kenë mundësi që të marrin risqe të mbara dhe të mirëmenduara. Fituesit e 2025 do të jenë racionalët, ata që kanë logjikë dhe dinë të planifikojnë gjërat. Dhe demat hyjnë në kategorinë e njerëzve që dinë të planifikojnë, kur duan. Pjesa e parë e vitit vazhdon të jenë tematikë çështjet dhe pikpyetjet emocionale. Ka një tendencë paqëndrueshmërie. Ata që do e menaxhojnë me qetësi do e shijojnë shumë mirë dashurinë.
Binjakët
Është shumë e rëndësishme të vendosin në agjendën e tyre çfarë duan në të vërtetë dhe çfarë jo. Nga mesi i shkurtit deri në 10 qershor, vendime, qëllime, objektiva, çfarë ka mbetur e papërfunduar do u jepet një shans i dytë për tu kopsitur. Çështja më e rëndësishme është të mbyllin pikpyetjet dhe pasiguritë: Në çështje të pronësisë, në çështje të fizikut të tyre dhe e treta që nis nga maji është kopsitja dhe siguria në pjesën emocionale. Ardhja e uranit te Binjakët është bashkëpunues. Është shumë më i lehtë dhe më i mbarë. Përsa i përket ekonomisë, pas datës 10 qershor do kenë mundësi të ndjejnë siguri.
Gaforrja
Do të jenë kryefjalë pothuajse gjatë gjithë vitit. Në pjesën e parë do kenë Marsin, pra u duhet shumë punë. Ngarkesa, lodhja nga ritmi do jetë e fortë që nga data 7 janar deri në fillimet e prillit. Do kenë mundësi korigjuese në mars-prill dhe për tu ndjerë mirë dhe në vijë të drejtë në vazhdimësi. Kanë qenë në një periudhë sfiduese, me lodhje, pikpyetje dhe me pasiguri. Ishte viti i fundit i ciklit 12-vjeçar të Jupiteri i cili ri-starton sërish te ata në 10 qershor. Lum si Gaforret që marrin iniciativa të rendësishme. Ky Jupiter do i ndihmojë në një periudhë të gjatë në çdo lloj “lufte apo beteje” që do gjenden. Në çështjet ekonomike duket se është një vit sfidues, për vendimet që do merrni. Por do ketë rezultat. Fundi i 2025 duket se ju gjen të qetë, me xhepin dhe zemrën plot.
Luani
Do kenë planetin e veprimit nga prilli deir në qershor. Kjo dmth iniciativa, korigjime, ritëm i ngarkuar, por shumë produktiv. Shumë nga çështjet që kanë nisur për Luanët prej 3 vitesh duket sikur do zenë vend. Duhet të llogarisin që deri në mesin e qershorit të bëjne plane në drejtim të karrierës dhe ekonomisë për zgjerim të madh.Merrini masat në 6-mujorin e parë të 2025. Kjo duhet kopsitur mirë, sepse mundësia për iniciativa të reja nuk vjen më deri në verën e 2026. Çështja që do të ndihmojë në rastin konkret do të jenë kush nga Luanët i përket 10 ditëshit të parë të shenjës. Luanët që kanë punuar për statusin dhe emrin do e kenë shumë të thjeshtë të marrin shpërblimin e punës dhe mundit të tyre.
Virgjëresha
Jupiteri te Gaforrja i favorizon. Marsi te ata vjen nga qershori dhe në vazhdimësi. Për ata që kanë projektime të rëndësishme nga maji dhe në vazhdimësi, periudha do jetë fantastike. Përputhen shumë mirë iniciativa me ndihmën e univerist. Në pjesën e parë të vitit do vazhdojnë të merren me të njëjtat problematika që nga marsi i vitit 2023 deri më tani. Kthimi i mërkurit do kopsisi shumë nga gjërat gjatë marsit. Nga çështjet më delikate kanë qenë ato të fizikut dhe shëndetit. Momenti më diellor në shpirt, në zemër dhe në xhepin e tyre do jetë stina e verës.
Peshorja
Saturni dhe Neptuni tek Dashi gjatë verës do bëjë të mundur që Peshoret që kanë qenë në hijë për një kohë të gjatë do dalin lehtësisht në vijë të parë. Do luhet shumë pjesa e peshores në të qenurit protagonist në çdo lloj grupimi që jeni. Por për këtë duhet të prisni qershorin. Për pjesën e parë të vitit, marsi te luanër përshpejton pak ritmin. Nuk do ndryshojnë gjëra deri nga mesi i shkurtit. Aty ku do ngatërrohen me pjesën emocionale do jetë në mars, pasi Venusi kthehet në të kundërt. Do jenë një hap para dhe dy hapa pas. Do jenë në dilemë për njëriun e zemrës. Përsa i përket shëndetit nuk do jetë tematikë për fat të mirë.
Akrepi
Largimi i Uranit nga Demat në verë do tu japë një periudhë paqe dhe stabiliteti. Do mund të bëjnë agjendën që duan. Nga 2018 dhe deri më tani, e kanë ndjerë veten sikur fati ka qenë ai që ka përcaktuar rezultatin e çdo lloj iniciative dhe ndryshimi. Do jenë shumë të qartë gjatë verës. Në aspektin ekonomik, Jupiteri te Gaforrja i favorizon shumë. Bashkëpunimet Akrep – Gaforre i shkojnë shumë dhe mund të prodhojnë shumë.
Shigjetari
Në pjesën e parë, Saturni te Peshqit do mundoj të lindurit në qendër të shenjës. Pjesa e fundit e Shigjetarëve do jetë në ndikim të drejtëpërdrejtë të Saturnit Mars-Prill-Maj. E nisin vitin me Mërkurin te Shigjetarët dhe e mbyllin me Mërkurin te Shigjetarët. Kanë nisur nga fundi i 2023 projekte punës që në pjesën më të madhe kanë ngecur, por do kopsiten dhe përfundohen në 2025. Me këtë projekt do merreni pjesën e parë të vitit. Në fund të vitit do keni mundësi për projektime të mëdha. Brenda familjes, të duruarit të fituarit.Favorizohen shumë nga Jupiteri te Binjakët deri në 10 qershor.
Bricjapi
Mërkuri do të jetë te Bricjapët deri në 6-7 Janar. Me Marsin te Gaforrja dhe me Mërkurin te vetja do ta kenë shumë të thjeshtë në 4 muajt e para të 2025 të marrin atë që duan. Për të bërë ujdira dhe bashkëpunime dhe për të mbyllur gjërat që i kanë të mbartura. Do shijojë pafundësisht largimin e Plutonit. Do ketë zhvillime shumë të forta me çështje trashëgimie, nga maji deri në shtatot. Përsa i përket karrierës së tyre do nisin të kenë një shije të qartë se ku do jenë në prill-maj. Nisja është në prill, por e menaxhoni dhe e keni në dorë totalisht në fund të 2025.
Ujori
Mos u shqetësoni fare nga plutoni, nuk është në shtëpinë tuaj. Ujorët kanë si qëllim që të marrin situatën ekonomike në kontroll deri në 10 qershor. Në pjesën e parë të vitit do zgjidhin çështje që i përkasin fëmijëve dhe do kenë zhvillime të forta. Në pjesën e dytë të vitit do merren me shpërblimet e paraardhësve të tyre. Gjithmonë për zhvillime pozitive dhe evoluim. Kujdes në muajin mars me shëndetin, për virozat e kohës. Edhe korriku do rezultojë i çuditshëm për pjesën e shëndetit te Ujori.
Peshqit
Përsa i përket prioritetit të kohës është shëndeti. Do e nisin vitin me një kontroll. Deri në mesin e shkurtit. Më pas, deri në mesin e majit çdo problematikë futet në rrugën e zgjidhjes duke u ndihmuar shumë edhe nga planeti i Marsit. Planeti i fatit te Gaforrja do sjellë verë në shpirt dhe në projektim. Do të sjell mirësi në pjesën e materies. Në pranverë fokusohet te çështjet e shtëpisë dhe trupi. Ne verë çështje gëzimi dhe dashurie. Në pjesën e fundit të vitit do të kopsisin problematika të mëdha, ata që kanë patur./vizionplus.tv