Hilsn

Humbje dhe dhembshuri! Mbyll sytë këngëtari LEGJENDAR shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne! Këngëtari legjendar,

Shemsi Krasniqi, i njohur nga të gjithë si “Shemi” ka ndërruar jetë.

Burime për mediat bëjnë me dije se zëri i rock-ut kosovar dhe vokalisti i grupit “Ilirët” është gjetur në banesë pa shenja jete.

“Xhamadani vija-vija”, është një nga të shumta këngët që Shemi e këndonte me shpirt dhe u kthye në një tjetër himn për të gjithë shqiptarinë.

Kjo ikje e tij e befte, parakohe dhe atëhere kur askush nuk e priste ka lënë në dhimbje familjarët e tij, bashkëudhëtarët e skenës,

e të gjithë kolegët dhe fansat që përgjatë gjithë këtyre viteve e ndoqën, kënduan me të dhe e duartrokitën.

Shemsi Krasniqi e nisi karrierën e tij në vitin 1978. Ai ka lënë pas dhjetëra këngë që kanë shënuar breza dhe u bë i pavdekshëm me “Xhamadani vija-vija”, këngën që ashtu si dhe ai ka thënë vetë më herët, e mbajti gjallë edhe kur muzika heshti.

 

×