Hilsn

Humor i keq dhe mendime negative, këto janë 3 shenjat e horoskopit që përballen me ditë të vështira! Ja çfarë duhet të ndryshoni

Astrologët tregojnë se tre shenja të zodiakut e përjetojnë vjeshtën më rëndë se të tjerat, me melankoli, mungesë energjie dhe një dëshirë për t’u fshehur nën batanije deri në pranverë.

Binjakët – pa diell, pa humor

Binjakët, si shenjë ajri, ushqehen nga drita dhe ngrohtësia. Por kur vjeshta ua zë diellin pas reve dhe dita shkurtohet, humori i tyre bie ndjeshëm. Çdo shi i papritur u duket si “sulm kozmik” dhe nostalgjia për ditët e verës bëhet e pandalshme.

Këshilla: Një udhëtim i shkurtër në jug apo disa ditë me diell janë “terapia” e tyre më e mirë.

Shigjetari – nga festa në melankoli

Për shigjetarin, vera është sinonim i aventurës dhe njohjeve të reja. Por me ardhjen e vjeshtës, ritmi bie, njerëzit tërhiqen në shtëpi dhe jeta shoqërore shuhet. Kjo shenjë e lirë ndjehet e mbyllur e pa frymë.

Këshilla: Të fokusohen te planet për festat e fundvitit – Shigjetari kthehet në formë kur ka çfarë të presë me gëzim

Gaforrja – nga rehatia në monotoni
Në fillim, gaforrja e shijon vjeshtën: pastrime, qirinj aromatikë, mbrëmje të qeta. Por pas disa javësh, rutina kthehet në mërzi dhe shtëpia e dashur në “burg të artë”.

Këshilla: Të ftojë miqtë, të gatuajë për ta dhe të ndajnë ngrohtësinë – vetëm kujdesi për të tjerët e nxjerr Gaforren nga trishtimi i stinës.

×