Hilsn

Hyrje e pazakontë në BBVA5! Një banor ‘special’ i bashkohet shtëpisë, të gjithë HABITEN!

Spektakli i sotëm i “Big Brother VIP Albania 5” ka nisur me zbulimin e një sekreti që ka prekur zemrat e publikut dhe ka rishkruar historinë e këtij formati në Shqipëri.

Ndonëse të shtunën u prezantua se banori i parë që shkeli në shtëpi ishte Miri i West Side Family, e vërteta është ndryshe.

Ledion Liço zbuloi sonte se shtëpia ka pasur një banor tjetër, i cili ka hyrë ditë përpara nisjes zyrtare të show-t.

Bëhet fjalë për një djalë të verbër, Stenaldo, i cili bëhet kështu konkurrenti i parë me këtë aftësi të kufizuar që i bashkohet formatit VIP në Shqipëri.

Arsyeja e hyrjes së tij të hershme dhe “sekrete” ishte mjaft specifike dhe e domosdoshme: atij iu dha kohë për të mësuar përmendësh ambientin dhe strukturën e shtëpisë, në mënyrë që të mund të lëvizë i pavarur.

Sonte, ai i është bashkuar zyrtarisht pjesës tjetër të banorëve, duke sjellë një mesazh të fortë gjithëpërfshirjeje dhe force.

×