Close Menu
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Hilsn MediaHilsn Media
Home » Hyrje të forta të planeteve, java e fatit të madh! Meri Gjini zbulon shenjën që do bëjë namin: Tregoni guxim

Hyrje të forta të planeteve, java e fatit të madh! Meri Gjini zbulon shenjën që do bëjë namin: Tregoni guxim

May 15, 2025 ShowBizi adminBy admin
Horoskopi, Meri Gjini

Astrologe Meri Gjin ishte mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ku bëri parashikimin e horoskopit për fundjavën.

Një katërditësh i dytë i javës i mrekullueshëm me Mërkurin te Demat. Dielli do të vazhdojë të bëjë hyrjen mbi Uranin.

Në datën 17-18 është Dielli mbi Uran.

Është një katërditësh ku ritmi do të jetë në dy ekstreme.

Ose do të ngecim në ritëm të ngadaltë, ose do të ndajmë mendjen për arratisje.

Është një katërditësh ku nuk do të mungojnë informacionet, dhe ndoshta informacione që shkaktojnë ankth.

Dashi
Është një periudhë shumë e mirë për ririorganizime në anën e tyre profesionale.

Është një hyrje shumë e fortë që ndryshimet që ndodhin do të dalin për shumë mirë, pavarësisht se tendenca për të pasur kontroll mbi veten është shumë e fortë.

Kujdes në komunikimin me njerëzit që duan fort dhe i kanë shumë afër – në çift dhe në familje.

Demi
Do të gjejnë veten protagonistë. Demat kanë qenë në një situatë ku suksesi kthehet pas në hapat e fundit. Me këtë hyrje kaq të fortë që ndodhet te ju, kjo situatë nuk përsëritet më. Informacionet që do të merrni këto ditë nuk do të jenë të thjeshta, por do të jenë në shërbim të ndryshimit që do t’ju sjellë qëndrueshmëri. Do të jeni shumë afër natyrës suaj në agjendën profesionale dhe ekonomike. Kujdes me komunikimin në ambientet e punës.

Binjakët
Kanë një hyrje ku Jupiteri po shkon drejt maksimumit. Hyrja e Uranit me Demin do të rezultojë shumë pozitive. Çfarë ka të bëjë me faktorin e fatit në lëvizjet ekonomike do të ketë lajme shumë të mira. Ekonomia, investimet, lëvizjet e forta kanë momentin të tregojnë sa të guximshëm dhe të mençur janë.

Gaforrja
Kanë një tendencë për t’u tërhequr dhe për të qenë në hije. Kanë nevojë për ta gjetur veten në ambiente të qeta. Sot dhe nesër fokusohen te puna dhe njerëzit që bashkëpunojnë. Është një katërditësh që vazhdon deri në datën 27 me riorganizim të mirë, për të lënë pas çfarëdolloj problematike që ju mban peng.

Luani
Duhet të jenë të kujdesshëm të shtunën dhe të dielën me adoleshentët e familjes ose me njerëzit që kanë temperament sanguin. Duhet t’i mbajnë qetë dhe larg timonit ose alkoolit, sepse mund të prishet terezia e fundjavës. Përsa i përket konceptit, është një katërditësh që i dedikohet familjes dhe njerëzve që i ndjejnë si familje. Kjo bën të mundur që edhe Luanët të mbyllin çfarë i shqetëson në shtëpi.

Virgjëresha
Do të jenë të favorizuarit e kësaj hyrjeje. Është një hyrje me shumë fat për propozime në punë. Pjesa më e madhe e Virgjëreshës përgatitet për një projektim ndryshe, me ndryshime reale në çështjet e profesionit. Erdhi koha që të dalin në vijë të parë dhe të zhvillohen në nivelin që duan në aspektin e karrierës.

Peshorja
Kanë nevojën për të lëvizur. Të papriturat, nga hiçi në mes të rrugës, është ajo që do të ngjyrosë katërditëshin. Nga sot do të kenë ndjesinë e fatit si shije. Rregullohet humori që nga dreka sot dhe sa më shumë i afrohen ditës së martë, më mirë do e gjejnë veten. Idetë e tyre do të pasurohen nga kontaktet dhe nga diskutimet. Vera për Peshoren është shumë e mirë.

Akrepi
Duhet të jenë të durueshëm dhe të dëgjojnë të tjerët në mënyrën si do të pozicionohen me njerëzit që punojnë. Ka shumë gjasa që të ndryshojnë planet e njerëzve që kanë përballë. Por janë të detyruar të përshtaten dhe të adoptohen. Përsa i përket mënyrës si do të rrjedhë, edhe Akrepi që nuk ka menduar kurrë të ndryshojë mënyrën si funksionon, do të jetë i detyruar të shkojë me ritmin e ndryshimeve sepse nuk ka rrugë tjetër. Çfarëdolloj degëzimi vjen për mirë. Do të jenë me projektime të mëdha nisur që pasnesër deri në vjeshtë.

Shigjetari
Nevoja për arrati është shumë e fortë nisur që paraditen e sotme. Do të gjejnë veten në lëvizje. Pavarësisht se ku ndodhen, do të kenë zhvillime të forta pozitive në drejtim të çështjeve emocionale. Me këtë kalim të hyrjes së Diellit në Uran, marrin zgjidhje çështjet profesionale që kanë ngecur prej kohësh. Në çështjet e profesionit do t’u duhet edhe pak dhe do të ndjekin ritmin e tyre natyral.

Bricjapi
Do të jetë e vështirë të ndjekin agjendën e tyre, sepse do të ketë gjëra që do të futen në planet e tyre dhe do të ndryshojnë gjërat. Pjesën e lodhjes e kanë edhe nesër dhe më pas nuk do ta mendojnë më. Çfarë kanë të rëndësishme, takime me njerëz të lartë në çështjet e karrierës apo në aspektin e pasurisë dhe letrave, duhet të vendoset në agjendë nga nesër deri të martën. Duhet ta gjejnë veten afër adresës fikse ose diku afër, me qëllim që takimi të jetë i lehtë. Pasi papritur mund të bëhen lëvizje të mëdha.

Ujori
Deri ditën e diel, për sa kohë Hëna është pas Plutonit të tyre, ankthi për të mbyllur situata emocionale është shumë prezent. Do të lirohet e përditshmja e tyre nga e diela në drekë dhe në vijim, në çështjet emocionale. Hyrjet e forta bëjnë që të keni reagime të këqija. Për çështjet praktike dhe në punë nuk është fazë e keqe, pavarësisht ankthit.

Peshqit
Duhet të jenë të kujdesshëm Peshqit e 10-ditëshit të fundit të shenjës. Të lindurit më 19-20 mars, do të duhet të jenë larg debateve dhe përplasjeve që mund të shkaktojnë brishtësi me fizikun. Nuk ka vend që të kombinoni alkoolin dhe makinën – ndalohet rreptësisht deri të dielën në drekë (dhe gjithmonë). Me largimin e Saturnit do të ndjejnë lehtësi në çështjet e ekonomisë. Do të jenë më të lehtësuar dhe nuk do të duhet të duroni ngërçin dhe ngecjen. Por mos ëndërroni me sy hapur – kthehuni në racionalitet për zhvillimet profesionale dhe ekonomike.

Horoskopi Meri Gjini
Previous ArticleAksident i rëndë në Sarandë, vd*s efektivi i Policisë, në gjendje të rëndë dy shtetas të tjerë!
Next Article Ky po që është lajm! Njihuni me 2 shenjat e horoskopit që në këtë datë do t’i hapen ‘portat e parave’!
Të Fundit

Ngjarje tronditëse! Gjendet pa shenja jete gruaja në banesë, dyshohet se…

June 30, 2025

Bieta Sula do largohet nga Top Channel, vendin e saj do e rrëmbejë moderatorja e…Ja cfarë përflitet

June 30, 2025

U mb*ten dy persona, ish banorja e BBVA bënë deklaratën e papritur ‘Me 29 Qershor nuk duhet të lahesh sepse…’

June 30, 2025
ShowBizi

Ledioni do të lërë drejtimin e Big Brother VIP 5? Ja kush flitet se mund ta zëvendësojë

June 30, 2025

Bieta Sulo drejt largimit nga Top Channel? Nuk do ta besoni se kush pritet ta zevendesoje…

June 30, 2025

TRONDITËSE në Lezhë, 4 vjecarja bie nga ballkoni

June 29, 2025
Horoskopi

Kujdes me shpenzimet! Ana financiare do të jetë ‘SHKATERRUESE’! Horoskopi për sot

June 30, 2025
Horoskopi

“Një mundësi për një projekt grupor mund të shfaqet papritur”, çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme

June 29, 2025

E diel e JASHTEZAKONSHME! Një ndryshim madhor do ju ndodh, ja cila shenjë do përballet me…

June 29, 2025
Këshilla Shëndeti
Ylli Merja, Dhimbja e Kokes

Ylli Merja: Si të kuroni dhimbjet e kokës me çajrat çudibërës: Një çaj shumë efektiv për dhimbjet e kokës përgatitet…

February 23, 2025
Ylli Merja, Infeksionet Urinare

Specialisti Ylli Merja: Shpëtoni nga infeksionet urinare përmes bimëve medicinale brenda një kohe të shkurtër dhe…

December 21, 2024

Kurat popullore për alergjitë e syve / Ylli Merja tregon ‘sekretin’…do te shpetoni per pak dite me…

January 23, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.