Hilsn

Hyrje të fuqishme planetare, Parashikimi i Horoskopit sipas Meri Gjinit: Një trashëgimi prone shfaqet papritur për këtë shenjë

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”,

në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Marsi, Dielli, Mërkuri dhe Venusi do të jenë bashkë deri në datën 12. Kjo do të thotë që, për çështje që i përkasin punës dhe karrierës,

këto janë ditët më të mira të mundshme: për të diskutuar me eprorët, për të dhënë intervista, për të bërë plane.

Sot, Venusi–Marsi–Dielli janë bashkë në Bricjap, në një lidhje shumë të mirë me Jupiterin në Gaforre, gjë që ndihmon për të pasur zgjidhje fantastike.

Saturni vazhdon të jetë në katërkëndësh me Uranin, çka do të thotë që faktori i të papriturës nuk mungon për disa prej nesh.

Mos neglizhoni virozat dhe kujdesin në përditshmëri.

Dashi
Një katërditësh që vazhdon të ketë prioritet punën dhe strukturimin e një baze më të gjerë për të rritur ekonominë. Nuk do të mungojë një mundësi për shitje-blerje shtëpie apo pronësie.

Demi
Në hyrje pozitive me Demin është bashkimi i trefishtë i planeteve, për zhvillime që i përkasin profesionit. Por duket se këto katër ditë të fundit të javës i përkasin më shumë zgjerimeve shoqërore dhe sociale. Marsi në Bricjap është pozitiv dhe jep një ngjyrë optimiste.

Binjakët
Nuk do të mungojë ankthi dhe grindjet. Kjo për shkak të Saturnit që është në Peshq, i cili i mban pas në frikërat që kanë pasur gjatë dy viteve të fundit. Këto ditë duhet të jeni të kujdesshëm me komunikimin në shtëpi.

Gaforrja
Ballë për ballë tyre, në një hyrje pozitive me Jupiterin, është një bashkim shumë i fortë në lidhje me zhvillime të rëndësishme për atë që duan të arrijnë profesionalisht. Është e pamundur të mungojë rivaliteti dhe konkurrenca, por kjo i ndihmon të nxjerrin në sipërfaqe vlerat dhe meritat.

Luani
Kanë një agjendë që vështirë se do të përcaktohet vetëm prej tyre. Do të dalin detyrime të papritura. Nuk do të mungojë lodhja, por nuk do të mungojnë as zgjidhjet. Ka arritje që do t’i bëjnë të ndihen mirë.

Virgjëresha
Me raportet njerëzore do të impenjohen këto ditë. Ndërveprimi me të tjerët do të jetë prioritet. Ose keni sqarime, diskutime ose informacione për çështje pune që ju interesojnë drejtpërdrejt. Kujdes në çështjet me familjarët deri ditën e diel.

Peshorja
Nëse keni në plan të zgjeroni bazën ekonomike, një punë të dytë ose punë nga shtëpia, nuk ka moment më të mirë, nisur nga sot. Nuk mungojnë shqetësimet që lidhen me familjen dhe shtëpinë, më tepër me trashëgiminë. Një diskutim prone del prioritet këto katër ditë.

Akrepi
Agjenda e tyre mbushet me atë që ata duan të bëjnë. Do të ketë shumë takime me njerëz, familjarë dhe miqësi. Është një moment për të qenë më mirë në raportet në çift. Pavarësisht dëshirës për t’u ndier mirë, duhet në një moment ta marrin seriozisht vitin 2026 në çështje profesionale.

Shigjetari
Ka tendencë të fortë për të gjetur një formë për të ndihmuar veten në zgjerimin ekonomik. Janë të zgjuar për të gjetur drejtimin e duhur për më shumë të ardhura. Por kujdes, nuk është momenti për shpenzime pa kontroll. Kujdes me fizikun, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e fundit.

Bricjapi
Me hyrje të katërfishtë te vetja. Në një moment do të bëhet edhe Mërkuri bashkë me Diellin. Vendosni “unin” prioritet, vendosni karrierën prioritet. Marrja e asaj që mendoni se meritoni do të jetë impenjimi juaj kryesor. Fleksibiliteti në komunikim në shoqëri dhe familje është këshilla e vetme për të mos pasur prishje të ekuilibrave.

Ujori
Ky bashkim Mars–Diell–Venus është përmbyllës për të lënë pas shqetësimet dhe impenjimet që keni pasur. Nevoja për të vendosur disa pika mbi “i” për planet dhe zhvillimet që i keni nisur që në fund të tetorit është shumë e fortë. Disa e kanë më të lehtë të arrijnë ujdi, nisur që sot.

Peshqit
Është një bashkim i fortë që i ngarkon emocionalisht, por është një periudhë ku duhet të vendosni prioritete me logjikë të pastër për planet që keni për zhvillimin tuaj. Sado e vështirë të duket, nëse i vendosni prioritetet dhe organizoni mirë lëvizjet, do të kuptoni se asgjë nuk është e pamundur. Të lindurit në 10-ditëshin e fundit duhet të jenë të kujdesshëm me familjarët.

×