Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

I ftohti ka mbërthyer vendin, Hakil Osmani flet për ndryshimin që do ndodh në fundjavë me temperaturat në vend!

January 13, 20252 Mins Read Të Fundit

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për këtë javë, duke theksuar se temperaturat do të jenë shumë të ulëta në të gjithë territorin shqiptar.

 

“Ajo çfarë do të jetë më problematike gjatë kësaj jave janë temperaturat e ajrit. Do të jenë mjaft të ulta në territorin tonë, duke bërë që në verilindje, të paktën deri ditën e mërkurë, vlerat minimale të zbresin deri në -10 gradë Celsius. Ndërsa në zonat malore të juglindjes, temperaturat mund të arrijnë deri në -8 gradë Celsius”, tha Osmani.

Ai shtoi për Euronews se në ultësirën perëndimore, do të ketë gjithashtu temperatura të ulëta gjatë orëve të para të mëngjesit, ku minimumet do të jenë nga -1 deri në 5 gradë Celsius.

Përsa i përket mesditës të së hënës, Osmani theksoi se temperatura maksimale nuk do të kalojë 9 gradë Celsius në vijën bregdetare, ndërsa në zonat malore do të ketë temperatura rreth 0 apo -1 gradë Celsius.

“Në ditët në vazhdim, do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave, duke sjellë mot më të ngrohtë në fundjavë”, shtoi ai.

Meteorologu paralajmëroi gjithashtu mundësinë e ngricave në aksidentet rrugore, sidomos në zonat verilindore dhe juglindore.

“Por nuk përjashtohet mundësia e ngricave edhe në zonat e tjera gjatë orëve të natës”, theksoi ai.

Duke folur për erën, Osmani njoftoi se do të ketë erë me shpejtësi deri në 65 km në orë, kryesisht nga drejtimi verilindor, e cila do të kontribuojë në ndjesinë e temperaturave më të ftohta.

“Megjithatë, më e keqja ka kaluar dhe reshjet do të dobësohen gjatë ditëve në vazhdim”, përfundoi ai.

 

hakil osmani Moti shqiperi
Previous ArticleE akuzoi se i ka marre 100 mije euro/ Ish-menaxheri padit Gjestin për shpifje dhe prishje imazhi dhe nxjerr detaje tronditëse…
Next Article ‘Më është bërë padrejtësi nga BBVK…’ Shqipe Hysenaj dëshiron të hyjë në BBVA si Gjesti?
Të Fundit

A jeni gati për këtë sfidë? Ja cfarë ju pret në mbrëmje sipas yjeve

June 8, 2025

Në mes të koncertit dhe para të gjithëve, Gjesti puth Eglin! (Video)

June 8, 2025

E Diela nis me aksident të frikshëm! Makina shpërthen në flakë pas përplasjes me dy të tjera (Video)

June 8, 2025
ShowBizi

E bënë Gjesti: realizon ëndrrën e fansave, e puth Eglin në koncert

June 8, 2025

Hëna në Akrep, për çfarë duhet të PËRGATITEN të gjithë shenjat e HOROSKOPIT?

June 8, 2025

Ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?

June 7, 2025
Horoskopi

A jeni gati për këtë sfidë? Ja cfarë ju pret në mbrëmje sipas yjeve

June 8, 2025

Hëna në Akrep, për çfarë duhet të PËRGATITEN të gjithë shenjat e HOROSKOPIT?

June 8, 2025

Shenjat e Horoskopit që “marrin frymë” financiarisht në qershor

June 7, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja tregon me ne fund si të luftoni mykun me bimët mjekësore…

January 30, 2025

Ju kap shpesh lemza? Ja ku fshihet problemi / Ylli Merja: Zgjidhja ideale me…

January 9, 2025

Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja: Ju tregoj hapat drejt një dobësimi të suksesshëm

January 9, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.