Shqipëria u mund në sfidën me Italinë në EURO 2024, me rezultatin 2-1.
Të parët që kaluan në avantazh ishin kuqezinjtë me Nedim Bajramin që shënoi gol vetëm në 23 sekondat e para të lojës,
duke e bërë Shqipërinë si golashënuesen më të shpejtë në historinë e Kampionatit Europian.
Por, Italia brenda pak minutash përmbysi gjithçka. Në fillim ishte Bastoni që barazoi shifrat, dhe pak minuta më vonë Barrela shënnoi golin e fitores për italianët.
Ishte pikërisht goli i mesfushorit të Interit që ngjalli pakënaqësi tek tifozët dhe opinioni sportiv që fajësuan më së shumti mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj.
Në momentin e gjuajtjes së Barrellas, Hysaj përkulet pak por mjaftueshëm sa topi të kalojë drejt rrjetës.
Për këtë veprim të Hysaj, tifozët nuk ja kanë kursyer kritikat mbrojtësit që luan në Serie A. Por Hysaj pas këtyre kritikave ka ndërmarrë një veprim të papritur. Hysaj ka mbyllur çdo rrjet social të tijin.