Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

I mbijetuari i vetëm nga rrëzimi i avionit zbulon çdo gjë me detaje se çfarë ndodhi!

June 12, 20252 Mins Read ShowBizi

Një nga të mbijetuarit britanikë të aksidentit ajror të ndodhur ditën e sotme në Ahmedabad ka treguar momentet e fundit para përplasjes së avionit të Air India-s.

Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç, duke folur për gazetën Hindustani Times, ka rrëfyer përvojën dramatike që përjetoi në bordin e fluturimit AI171 që po udhëtonte drejt Londrës.

“Tridhjetë sekonda pas ngritjes, dëgjuam një zhurmë të madhe dhe më pas avioni u rrëzua. Gjithçka ndodhi shumë shpejt,” tha Ramesh, i cili jeton në Londër prej më shumë se 20 vitesh dhe ndodhej për vizitë në Indi tek familjarët.

Ai raportohet të ketë pësuar dëmtime në gjoks, sy dhe këmbë. “Kur u zgjova, trupat ishin gjithandej rreth meje,” shtoi ai.

Sipas dëshmisë së tij, Ramesh arriti të largohej vetë nga rrënojat dhe të kërkonte ndihmë: “Isha i frikësuar. U çova në këmbë dhe vrapova. Copëza të avionit ishin kudo. Një person më kapi dhe më çoi në ambulancë, pastaj për në spital.”

Ai udhëtonte bashkë me vëllain e tij, Ajay Kumar Ramesh, 45 vjeç, i cili ishte ulur në një rresht tjetër brenda avionit. “Vizituam Diu. Po udhëtonim bashkë, por tani nuk e gjej më. Ju lutem më ndihmoni ta gjej,” apeloi Ramesh nga spitali.

Avioni Boeing 787-8 Dreamliner i Air India u rrëzua rreth një minutë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabad-it, në një zonë të banuar. Fluturimi kishte nisur në orën 13:38 me orën lokale dhe transportonte gjithsej 242 persona në bord: 169 shtetas indianë, 53 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez.

Policia e Ahmedabad-it konfirmoi përmes një deklarate se një person i ulur në vendin 11A ishte nxjerrë i gjallë dhe është në trajtim mjekësor.

“Nuk mund të konfirmojmë ende numrin përfundimtar të viktimave,” tha komisioneri i policisë GS Malik. Shifrat paraprake tregojnë se bilanci mund të jetë i rëndë, ndërsa forcat e emergjencës janë ende në vendngjarje.

Previous ArticleCdo ditë e më nxehtë! Temperatura të larta ditën e nesërme, ja sa pritet të shënojë termometri
Next Article Fati është në anën tuaj! Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë zhvillime pozitive gjatë verës! Ja ku duhet të fokusoheni
Të Fundit

Wow! Gerta Gixhari tërbon rrjetin me linjat e saj të ekspozuara me b*kini! (Foto)

June 13, 2025

‘Pashë të vd*snin njerëzit, u tmerrova…’ I mbijetuari i vetëm i përplasjes së avionit rrëfen tmerrin qe perjetoi!

June 13, 2025

35 vjecari tentoi ti jepte fund jetës, pilicia bënë mrekulli, e shpëton në momentin e fundit!

June 13, 2025
ShowBizi

Kiara Tito në zi, humb familjarin e dashur

June 13, 2025

Shanset vijnë deri te dera dhe pengohen”, java e ardhshme nis me sfida për shenjat e Horoskopit

June 13, 2025

“E adhuroj kohën me të…” – Loredana zbulon me kë ish-banore të BBV 4 ka komunikim

June 13, 2025
Horoskopi

Shanset vijnë deri te dera dhe pengohen”, java e ardhshme nis me sfida për shenjat e Horoskopit

June 13, 2025

Këto shenja Horoskopi të përgatiten për ndryshime në karrierë para fundit të qershorit

June 13, 2025

‘Kujdes në familje, një ndodhi e papritur do ju…’ Horoskopi për sot, ja cfarë e pret këtë shenjë!

June 13, 2025
Këshilla Shëndeti

Ylli Merja : Si të shpëtoni nga dhimbja e veshit për 5 minuta me bimë medicinale, ja receta ‘magjike’ qe doktori…

December 18, 2024

Ylli Merja zbulon bimën çudibërëse që ushqen trurin, rritet në Has / Si mund të parandalohen sëmundjet e sistemit nervora me…

January 3, 2025

Ylli Merja : Shikoni ngjyrën e gjuhës tuaj dhe kuptoni se nga çfarë problemesh shëndetësore vuani

January 3, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.