Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare vrau me tel babanë e saj, 56 vjeç.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se pas disa orëve në komisariat, vajza e viktimës, Emanilda Rama është dorëzuar dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel te atin, Anesti Rama, dhe e ka vrarë.
“I mbante lekët për vete. Nuk më blinte as rroba, asgjë. Më ka nxirë jetën”, ka thënë ajo.
Ndërkohë nuk është ankuar për dhunë të asnjë lloj forme.
26-vjeçarja ka qenë e fejuar dhe është ndarë nga partneri pasi ishte në gjendje të dobët ekonomike dhe jetonte me prindërit dhe punonte në bujqësi.
Në polici ajo ka rrëfyer se e ka urryer të atin pasi sipas saj nuk e ka përkrahur kurrë në jetë dhe se nuk i jepte para.