Fituesja e Big Brother Vip 3 e ftuar këtë mbrëmje në Top Arena ka folur për shumë detaje,
pas përfundimit të kësaj eksperience.
Egla Ceno iu përgjigj pyetjeve “pikante” të Erjola Doçit.
Pjesë nga intervista:
Kush të zgjon në mëngjes?
Egla: Më kape të papërgatitur…. sahati, impenjimet, ose askush nëse skam angazhime
Cilit prej banorëve i ke numrin?
Egla: Jam dëgjuar me Françeskën, Lidin, Vini, Gazin…
Nëse do merrje Jul Dedën, çfarë do i thoje?
Egla: Si pse s’je bërë i gjallë? Se unë pata një incident dhe të gjithë e morën vesh, incident vërtetë serioz, dhe sinqerisht telefoni im ka qenë hapur…
A shkumohesh më në vaskë?
Egla: Në vaskë jo se nuk kam, akoma se kam marrë vaskën, por shkumohem me qetësi në një banjë që nuk hyn e del askush
Kush e fitoi Big Brother Vip se po flitet shumë?
Egla: Unë nuk kam dyshime se kush e fitoi. Ka vend për të gjithë në këtë botë. Kush ndihet fitues le të ndihet. Nuk më prek mua
Keni komunikuar me Heidin?
Egla: Me Heidin nuk jam dëgjuar
Të kanë kërkuar lekë borxh?
Egla: Po më kanë kërkuar, dhe u kam thënë le të vendosemi në radhë, e para unë se dua t’i marr ca lëkë borxh vetes, por kismet, se në shqiptarët kemi shumë vrima për të mbyllur.