Hilsn

I ra bombola e gazit në kokë, ja si paraqitet gjendja e Adriatik Lapajt! (Foto)

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili mbrëmjen e së dielës u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, pasi mbeti i plagosur gjatë përplasjeve me policinë, ka reaguar në rrjetet sociale.

Teksa ka publikuar një foto nga shtrati i spitalit ku dhe ndodhej prej orësh, Lapaj nuk bën prapa duke theksuar se nuk do të tërhiqet nga qëndresa e tij dhe do të vijojë të qëndrojë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

“Medalja e tretë në 1 muaj nga regjimi Edi Ramës! Më kanë kallëzuar penalisht sërish. Edhe unë do i kallëzoj kësaj here. Hajdutët nuk më trembin dot. Te sheshi më kanë pasi të dal nga spitali”, shkruan Lapaj.


Kujtojmë se pak pas mesnatës forca të shumta policie zbarkuan para ambienteve të Kryeministrisë aty ku Lapaj së bashku me mbështetësit e tij prej 28 ditësh po qëndronin. Efektivët morën me forcë karriget që aktivistët e “Shqipëria Bëhet” kishin vendosur, ndërkohë që gjatë këtyre përplasjeve i plagosur mbeti Lapaj.

Siç dhe raportuam më herët kreut të “Shqipëria Bëhet” i ra mbi kokë njëra nga bombolat e gazit të cilën e përdornin për t’u ngrohur. Pamjet e ardhura nga vendi i ngjarjes ishin të rënda, ku njëra prej mbështetësve të tij bërtiste me të madhe: “Sillni ambulancën”, ndërkohë që Lapaj ndodhej i shtrirë në trotuar.

Sakaq kujtojmë se pas protestës së mbajtur një ditë më parë para ambienteve të Kryeministrisë, Policia e Tiranës doli me një njoftim zyrtar ku dhe bëri me dije se katër protestues ranë në pranga.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @newsbomb_albania

Blutë e kryeqytetit njoftuan se në pranga ranë: Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj, ndërkohë që u proceduan dhe nëntë të tjerë, mes tyre edhe Adriatik Lapaj.

“arrestuan shtetasit E. H., 30 vjeç, A. M., 40 vjeç, E. H., 39 vjeç dhe E. Ll., 41 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh., pasi dje, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë. Si pasojë, u dëmtuan 2 punonjës policie, njëri prej të cilëve vijon ende në spital. Referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. K. dhe A. P., pasi kanë pushtuar hapësirën publike përpara Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera, pa leje dhe në kundërshtim me urdhrin e punonjësve të Policisë”, thuhej më tej në njoftim.

×