Hilsn

I shkatërruar dhe mes lotësh këngëtari i njohur zbulon bisedën e fundit me Shpatin

Këngëtari i njohur, Erik Lloshi, ka qenë i ftuar në “Trotuar” në “E Diell”, ku u bënë homazhe për artistin e ndjerë, Shpat Kasapi, që ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare.

“Shumë e dhimbshme dhe e pabesueshme. Jo më larg se 4-5 ditë unë kam folur me të, kishim lënë për të bërë një bashkëpunim bashkë, një këngë që është përgjysmë.

Ndoshta nuk është momenti për të folur për të, por që në momentin që kam marrë vesh dhe aktualisht tani nuk e besoj dot”, tha Lloshi i përlotur.

Pjesë nga biseda:

Keni bërë një regjistrim?

Jo, kishte lënë të hidhte zërin sa të vinte nga Italia. Iku një mik i mirë, një njeri që ka dhënë shumë vlera si në muzikë si në anën njerëzore.

Është një nga çastet më të trishtuara të jetës sime. Kisha shumë vite që nuk trishtohesha

Keni komunikuar me Selvijen?

Jo, sepse nuk guxoj të marr njeri, përveç shoqërisë së ngushtë të Shpatit që kam marrë vesh çdo gjë. Por nuk kam marrë guximin të marr as nënën e Shpatit dhe as Selvijen. S’e kam marrë akoma atë guxim.

Nuk kam fjalë për ta shprehur, por ishte një nga ato djemtë që ndoshta brenda vetes ka qenë si puna e atij iceberg, shumë i fshehur dhe ndoshta ka pasur shumë probleme por që nuk i shfaqte kurrë, as në shoqëri, askund.

Nuk flisnit me njëri-tjetrin, komunikonit në këtë pikë?

Pothuajse çdo ditë, por jo për problemet tona. Sa herë takoheshim qeshnim. Madje kam hedhur një video në Instagram, takimi i fundit ka qenë para 1 javë e gjysmë në Tiranë, kemi qeshur shumë, sikur të ishte e qeshura e fundit për të.

 

×