Instituti i Gjeoshkencave informoi se pasditen e sotme dhe nesër shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve,
për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane,
në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.
Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë, të rëna gjatë ditëve të kaluara,
të cilat do të vazhdojnë deri ditën e dielë, 23 nëntor, do të ketë rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Mat, Shkumbin, Seman dhe Vjosa.
Sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër,
ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë priten reshje mesatare. Në qarqet Fier, Berat, Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Në të gjithë territorin reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 4 / 11 °C, në vendet e ulëta: 9 / 11 °C dhe në vendet malore: 4 / 8 °C.
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet.





