JOQ mëson ekskluzivisht se Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani
është njëri prej viktimave që humbi jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e të hënës.
Vëllai i të ndjerit Zorba ndodhet i burgosur në Angli, ndërsa i ati i moshuar ka mbërritur në Hamburg.
Viktima e dytë e identifikuar për JOQ është një i ri nga Kukësi me inicialet R.H.
Shqiptarët, punonjës në të zezë në kantier janë paraqitur me dokumente të rreme bullgare dhe kjo është arsyeja e paqartësisë së identiteteve të tyre nga shteti gjerman.
“Deri dje kane qene duke kerkuar ende per trupa te tjere por nuk dihet akoma se cfare ka ndodhur ne kantjer, jemi afruar por nuk na lejon policia te shikojm nga afer. Kemi shku ne zyrat qe kemi per me u interesu nuk na japin asnji pergjigje”,-shkruajnë burime për JOQ.
Besohet se numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në skelën që u shemb është pesë, tre shqiptarë të Shqipërisë dhe dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të gjithë të regjistruar me dokumenta bullgare. Sipas burimeve për JOQ, mbrëmjen e djeshme është nxjerrë nga rrënojat një tjetër trup.
Administratori shqiptar nga Kosova i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false është zhdukur.
Ngjarja ndodhi teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati në zonën e HafenCity. Mendohet se ka ende viktima nën rrënoja dhe po punohet për nxjerrjen e trupave.