Moderatorja dhe ish-banorja e “Big Brother Albania”, Alba Çobaj, është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e ka ndarë vetë ajo në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto emocionuese nga momentet e para pas lindjes së të birit, Tomas.
Në një postim në Instagram, Alba shprehet: “Lumturia pa filtra! Zoti na bekoi sërish me një engjëll sot në orët e para të mëngjesit.”
Djali i saj ka ardhur në jetë në javën e 41-të të shtatzënisë, pikërisht në ditën kur familja kishte vendosur ta quante Tomas.
Me humor, Alba ndau më tej edhe një moment personal në “story”, ku shkruan:
“Të rroftë që e mban 9 muaj, kalon gjithë ato peripeci, duron dhimbjet e lindjes dhe në fund ke riprodhuar sërish burrin. Tomas është kopje e Sofias në çdo detaj, si s’më ngjau asnjëri mua, më Zotin!”
Moderatorja është tashmë nënë e dy fëmijëve dhe vijon të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale fragmente të sinqerta nga jeta e saj familjare.