Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Valbona Mhilli, ka zhvilluar së fundmi një sesion pyetje–përgjigjesh me ndjekësit e saj në Instagram.
Mes pyetjeve, njëri prej tyre e ka pyetur për gjendjen e Gjestit dhe nëse ajo ka pasur kontakte me të kohët e fundit.
Valbona u përgjigj shkurt, por me tone pozitive:
“Po! Uroj që shumë shpejt të rikthehet tek të gjithë ju me projektet e tij.”
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të menjëhershme nga ndjekësit, pasi Gjesti është larguar plotësisht nga vëmendja mediatike në muajt e fundit.
Kujtojmë se disa muaj më parë, artisti përjetoi një humbje të thellë, pasi vëllai i tij ndërroi jetë tragjikisht në një aksidenti në Pejë.
Që nga ajo ditë, Gjesti është tërhequr plotësisht nga rrjetet sociale dhe jeta publike.






