‘Ishte flori djalë, për 10 ditë do ikte në Gjermani, por ja morën jetën…’ flet mes lotësh familjarja e Besmirit qe mbeti i vr*re

0

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e vona të natës së djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës.

Familjarja e viktimës, Besmir Kumriaa, në një prononcim për Top Channel ka dhënë detaje në lidhje me të ndjerin.

Ajo tha se viktima për çështje 1 javë apo 10 ditësh do të ikte në Gjermani pasi kishte partneren infermieren në atë vend.

Sakaq ajo e përshkroi 32-vjeçarin si një njeri të qetë dhe punëtorë.

“E kam djalin e nipit. Unë nuk di gjë. Këta janë komshinj. Nuk e di kush është autori, morëm vesh që është qëlluar në lokal dhe autorin e nuk e njihte njeri. Nipi im bënte punë të ndryshme. Nusja është infermiere, iku në Gjermani me leje shteti, për dokumente. Erdhi nusja të martën me djalin, djali mbylli punën për të ikur për gati 1 javë, 10 ditë do ikte në Gjermani, nuk di të kishte ndonjë sherr. Janë bërë njerëzit si bagëti o bir. Ishte djalë i mirë, i qetë, punëtor”, u shpreh ajo për TCH.

32-vjeçari Besmir Kumria u godit me thikë për vdekje nga Xhesion Toromeni.

Sipas informacioneve jo zyrtare autori pasi ka parkuar makinën në rrugë ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima i cili shoqërohej nga miqtë e tij.

Viktima punonte gjatë sezonit veror në Himarë, ndërsa dje ndodhej në fshat.

Top Channel

×