Ky është i riu Vasil Kamberi, që u qëllua me armë zjarri nga i afërmi i tij në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë rreth orës 12.00 të mesditës së sotme.
36-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital si pasojë e plagëve të marra.
Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si 34-vjeçari me iniciale F. K., i afërm me viktimën, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes së Vasil Kamberit, nëse ka qenë aksidentale apo e qëllimtë.
Njoftimi i policisë:
Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.
Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.